Elita Reçi

  Struga, Macedonia (the former Yugoslav Republic of)

Merr çmimin

Detajet

Përshëndetje nga unë Elita Reçi! Unë jam profesoreshë e muzikës në Shkollën e mesme të muzikës në Strugë. Më lejoni t’ju flas pak për biografinë time prej artisteje: unë, me muzikë kam filluar të merrëm që në moshën 7 vjeçare, duke marrë pjesë në Festivalin “ Këngë Jeho” disa vite më radhë, e duke u shpërblyer me mjaft çmime. Pastaj, kam marrë pjesë në Festivalin “Nota Fest”, 2001 – duke u shpërblyer më çmimin e tretë, “Nota Fest”, 2002 – çmimin e dytë, “ Alba Fest “, 2003 – çmimin e parë, kënga e kompozuar nga Ardit Gjebrea. Po në vitin 2003 në “Festivalin Ballkanik”, që u mbajt në Shkup, përfaqësova Shqipërinë, ku u shpërbleva me çmimin e dytë. Ndërkohë që, në “Festivalin e interpretuesve të muzikës popullore” në Tiranë, nën shoqërimin “Live” të orkestrës së RTSH, u shpërbleva më çmimin e tretë. Para tre vitesh, gjithashtu, kam realizuar një bashkëpunim me tenorin e mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha. Kënga e cila më solli shumë sukses ka qenë “ Loti s’është tharë”, e kompozuar nga Adrian Hila, më të cilën këngë kam marrë dy çmime të dyta: në Festivalin “Ballkanik”, si dhe në Festivalin “Nota Fest” në Shkup. Unë, gjithashtu, kam marrë pjesë edhe në disa festivale të tjera siç është “Kënga Magjike”, “Shoë Fest” dhe “Polifest”, në Prishtinë, etj. Kam bashkëpunuar me kompozitorët më të njohur shqiptarë, këtu mund të përmendim, Adrian Hilën, Shpëtim Saraçin, Edmond Zhulalin, Sajmir. Çilin dhe, së fundmi, edhe më kompozitorin e mirënjohur Edi Balilin, i cili edhe e ka realizuar këngën “E vogla e nonës”. Në karrierën time muzikore kam realizuar tre albume me këngë të ndryshme. Kam marr pjesë edhe nëpër koncerte të tjera të ndryshme dhe, sigurisht, në ahengje (dasma) të ndryshme familjare. Unë jam shumë e nderuar të jem pjesë e gëzimit tuaj familjar, kurdo dhe kudo që ju e organizoni atë. Prandaj, mos përtoni, por më rezervoni tani, këtu në MyDasma! Shtype “Rezervoje Tani!” dhe mua do të më keni aty, 100% LIVE, e gatshme për natën tuaj më të veçant të jetës tuaj. Faleminderit shumë! Çmimet për Kosovë dhe Shqipër: me orkestër dhe zërim të kompletuar: €2500, ndërsa pa orkestër: €1200. Çmimi për Maqedoni: pa orkestër: €1000, ndërsa me orkestër dhe zërim të kompletuar: €2000.

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Toske
  • Muzikë Popullore Gege

Vendi në hartë