Leonora Ndoja Sefgjini

  Tiranë, Albania

Merr çmimin

Detajet

Përshëndetje dhe mirë se ju gjeta në Platformën mbarë shqiptare, MyDasma! Unë jam Leonora Ndoja Sefgjini nga Tirana. Jam këngëtare për dekada të tëra. Për mua muzika dhe jeta janë gërshetime shumë të natyrshme, ngase muzika/kënga, sipas meje, gjeneron kënaqësi dhe gëzim dhe kur njeriu përjeton gëzimin dhe kënaqësinë, është shumë normale që edhe përfiton shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë. Ky është mendimi dhe koncepti im për këngën dhe muzikën në përgjithësi. Unë, vërtetë, e dua këngën dhe, si dëshmi, kam aftësinë time për t’iu kënduar të gjitha trevave shqiptare. Kam përvojë vërtetë shumë të gjatë në muzikë, prandaj edhe më është dhënë rasti të mësoj dhe këndoj gjithandej trojeve shqiptare, në dasma dhe gazmende prej më të ndryshmeve. Sa për korrektesë dua të theksoj se, kudo ku kam qenë prezent atmosfera ka shkuar në ‘kulm’. Unë s’e kam zakon ta reklamoj vetën time, ju them sinqerisht, mirëpo mua më reklamojnë njerëzit që kanë pasur rastin të jenë afër meje, me mua dhe në dasmën që unë kam performuar. E ndjej këngën thellë në shpirtin tim, prandaj, unë, kudo ku jam, së pari këndoj për të kënaqur shpirtin tim dhe, natyrisht dhe detyrimisht, tuajin. Kështu që, mos ngurroni fare, por më rezervoni sa më parë! S’ka rëndësi se në cilin cep të shqiptarisë jetoni, unë do të vij aty dhe do ta “djegim” restorantin së bashku. Unë, zakonisht, në ahengje (dasma) shkoj me një pianist (sintizier), mirëpo, nëse ju preferoni ndonjë instrumentist tjetër, ju lutemi, ma shkruani atë në vendin ku shkruan "Keni ndonjë kërkesë të veçant", dhe, unë, natyrisht, se do të mundohem t'jua plotësojë atë. Dhe, tani, shtypeni butonin “Rezervoje TANI” dhe shihemi në dasmën tuaj në ditën dhe orën e caktuar! Unë ju përqafoj shumë! Shëndet! Leonora.

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Asgjë nuk është listuar deri më tani.

Vendi në hartë