Islam Morina

 Vrajak, Rahovec - Kosovë

  • Çmimi €1 300,00
REZERVOJE TANI

Detajet

Përshëndetje për të gjithë anëtarët e platformës MyDasma! Mua më quajnë Islam Morina. Unë jam nga vendi më i madh dhe më i bukur i rrushit, pra nga Anadrinia e Rahovecit. Ne, jo vetëm që kemi traditë prodhimin e produkteve ushqimore, siç është rrushi, bie fjala, mirëpo, ne, gjithashtu, kemi traditë, madje me rrënjë të thella, edhe në lindjen dhe rritjen e këngëtarëve me zëra bilbilash. Vetëm nga familja jonë, sa për kurrshtjen tuaj, jemi, pothuajse, të gjithë këngëtarë. Këndojmë në zhanre të ndryshme muzikore. Si për shembull: ne e këndojmë muzikën folklorike, muzikën popullore, muzikën e lehtë, madje dhe muzikën ‘tallava’, kur kërkohet nga mysafirët nëpër gazmende të caktuara. Jo shpesherë, por, kurdoherë që e këndoj e këndoj atë me zemër dhe shpirt. Unë, personalisht, jam më i vogli i familjes sonë dhe, ndoshta, më i zjarrti për muzikën folklorike/tradicionale, të lehtën dhe ‘tallavan’. Muzika në familjen tonë ka qenë dhe është element shumë i rëndësishëm disponues dhe inspirues. Ne, jo vetëm e këndojmë këngën, por edhe e ndjejmë atë thëllë në shpirtrat tonë. Thjesht, sa herë që unë këndoj, ushqehem nga ajo, më mbush plotë energji dhe motivohem tejmase. Dhe, natyrisht, pa fije dyshimi, gjithmonë dhe kudo, unë dua që edhe mysafirët ta ndjejnë fuqinë e tingujve të muzikës sime. Dua që dasma apo festa e juaj e çfarëdo niveli qoftë ajo, të përjetohet shëndetshëm dhe mbahet në mend përgjithmonë. Dua ta ndaj, këtu në MyDasma, një element shumë karakterizues timin: Unë jam shumë i hapur dhe komunikativ me të gjithë, aspak i kompleksuar dhe paragjykues. Çfarëdo që ju keni si kërkesë apo dëshirë, ju premtoj se, unë, do t’ua plotësoj atë pa asnjë problem. Andaj, mos lejone që dasma juaj e njëhernëjetshme të shndërrohet në arenë cirkusi. Ma jipni mua shansin dhe ma bësoni mua natën më të rëndësishme të jetës tuaj, siç është dasma, sepse, kurr s’do t’ju zhgënjej. Klikojeni butonin “Rezervoje TANI” dhe shihemi në festën/dasmën tuaj! Këngëtar: Islam Morina Orkestra: e kompletuar Me dashuri dhe respekt nga platforma MyDasma, Islam Morina

I Lirë

  I Lirë (dispozicion)
  I zënë
# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Asgjë nuk është listuar deri më tani.

Vendi në hartë