Naim Hoti

  Tirana, Albania

Merr çmimin

Detajet

Unë u linda në Dibër të Shqipërisë dhe, prej vitesh, jetoj dhe punoj mes diaspores shqiptare dhe Tiranës, poashtu, shqiptare.

 

Në Tiranë vij, jo vetëm për t’u çmallur më të afërmit e mijë, mirëpo dhe për të punuar dhe vazhduar karrierën time muzikore. Ambicja ime nuk është vetëm për të dal në skenë, por dhe t’i mbijetoj skenës.

 

Unë e kam dashur muzikën që kur isha fëmijë dhe jam i lumtur që kam arritur të bëj atë që doja dhe adhuroj kaq shumë.

 

Unë kam studiuar për kanto dhe jam i përgatitur profesionalisht për të dal përpara publikut kurdoherë dhe në çdo rast. Kam sjell disa këngë e klipe të reja dhe, siç duket, janë pëlqyer shumë nga publiku i gjerë.

 

Jam duke punuar shumë për të sjell sa më shumë këngë të bukura për dashamirët e këngës sime.

 

Unë, tashmë, jam bërë pjesë e koncerteve të shumta kudo ku rreh zemra shqip, gjë për të cilën jam tejmase i kënaqur dhe gëzuar dhe, gjithsesi, falenderues të gjithë bashkëpunëtorëve të mijë.

 

Më në fund, ja ku po takohemi edhe në platformën online të të gjitha festave shqiptare. Platformë e cila, jo vetëm që na bashkon të gjithve pa dallim gjeografie, mirëpo edhe është një mundësi vërtetë e mirë për të gjithë ne, në veçanti për emigrantët shqiptarë kudo në botë.

 

Urdhëroni dhe më shkruani! Unë jam këtu, për ju.

 

Ju përshëndes nga zemra!

I juaji, Naimi.

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Toske
  • Muzikë Popullore Gege
  • Muzikë Tallava

Vendi në hartë