Shaqir Cërvadiku

  Drenas, Kosovo

Merr çmimin

Detajet

Me këngë kam filluar të merrem që i vogël, ende pa shkuar në shkollë. Kjo dëshirë për këngën lindi nga babai im, Halil Cërvadiku, i cili ishte ndër rapsodët e mirënjohur në Drenicë dhe më gjerë. Babai Halili, në duet me vëllain e tij, Hysen Cërvadikun, për 50 vjetë e kënduan dhe e kultivuan këngën rapsodike shqiptare.

Unë, pata fatin, që i vogël, t'i dëgjoja legjendat e folklorit e të këngës shqipe "live", duke kënduar në odat e tyre siç ishte Salih e Feriz Krasniqi, Rizah Bllaca, Qamili i Vogël, Tahir Drenica, Hashim Shala, Augustin Ukaj, Bajrush Doda e deri Te bijtë e Sefës, e shumë e shumë të tjerë. Duke dëgjuar këta këngëtarë të mëdhenj, u mishërova dhe u dashurova me këngën, për të vazhduar deri në ditët e sotme.

Fillimisht me babain këndova në dasma e gazmende të ndryshme, pastaj më 1977 u angazhova në ansamblin "Shote Galica", ku dhe arrita afirmimin e plotë si këngëtar. Me këtë ansambël kemi dhënë qindra e qindra koncerte dhe kam bërë inçizme të shumta në radio dhe televizione. Më 1983 arrita afirmimin e plotë publik.

Në ato vite disa këngë të mija ishin hite në Kosovë si: "Moj e mira bregut t'Cemit", "Moj e mira nga Gjakova", etj. Pastaj e vazhdova akitvitetin tim muzikor me ansamblin "Bajram Curri" të Prishtinës, me të cilin, poashtu, pata shumë koncerte në Kosovë dhe Diasporë. Pas viteve të ‘90-ta kam vepruar si këngëtar i pavarur. Kam marrë pjesë edhe në shumë koncerte kudo ku jetojnë shqiptarët në botë. Gjithashtu, kam qenë pjesëmarrës në shumë koncerte e turne humanitare brenda dhe jashtë vendit.

Këngët që unë i këndoj janë me tema të ndryshme: tema epike (patriotike), tema lirike (dashurie), balada e këngë dasmash. Viteve të fundit kam realizuar shumë këngë solo e potpuri këngësh me këngëtarë të tjerë me tema, kryesisht, gëzimi dhe dasmash.

Unë, gjithashtu, kam qenë pjesë e shumë festave dhe gëzimeve familjare gjithandej botës shqiptare.

Risia e radhës nga ana ime është bërja pjesë e platformës online të të gjitha festave shqiptare, MyDasma. Kështu që, ju, tashmë, mund të më gjeni dhe rezervoni këtu, gjithashtu.

Shëndet nga unë, Shaqir Cërvadiku!

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Gege

Vendi në hartë