Teuta Tenolli

  Tirana, Albania

Merr çmimin

Detajet

Përshëndetje nga unë Teuta Tenolli! Gjuhën frënge e kam dashur shumë. Mendoja të edukohem aty dhe nga ajo të rroja. Por, ja që unë u bëra krejt diçka tjetër, një këngëtare e operas, e festivaleve dhe gëzimeve familjare. Ishte, maestroja Robert Radoja ai i cili e zbuloi talentin tim që herët, që në moshën 8 vjeçare. Unë kam punuar në Opera dhe kam pasur fatin të bashkëpunoj me të gjithë njerëzit më të sukseshëm të artit muzikor. Daljen e parë publike unë e kam bërë me një këngë franceze të quajtur "La Paloma". Unë i këndoj me pasion të madh serenatet, këngët popullore, këngët e lehta, këngët melankolike, etj. "Jam Teuta e Kosovës" e pata kënduar, pikërisht, në luftën e Kosovës. Karshi këtyre realizimeve dhe aktiviteteve tjera fizike, unë, tashmë, me kënaqësi të madhe jam dhe do të jem, pjesë e gazmendeve tuaja. Një artist duhet të jetë i kompletuar dhe jo dosido. Unë, gjithmonë e jap maksimumin tim, edhe do të vazhdoj ta jap, kudo që do të jem, ngase muzikën e kam vërtetë pasion. Andaj, mos prisni por më rezervoni këtu në MyDasma dhe do të takohemi ditën që ju e përcaktoni! Kënaqësia është e imja. Gjithë të mirat nga unë Teuta!

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Toske
  • Muzikë Popullore Gege

Vendi në hartë