Jehona Sadriaj

  Istog, Kosovo

Merr çmimin

Detajet

Përshëndetje të gjithve! Jam Jehona Sadriaj e lindur dhe rritur në Istogun pitoresk. Përveçse talentin, mund të them se kam një pasion të fuqishëm për muzikën dhe, në veçanti, për këngën shqipe. Kam, pothuajse, një dekadë qëkur nisa të këndoj gjithandej vendit, si nëpër aktivitete të ndryshme kulturore, ahengje të përmasave të mëdha e të vogla, nëpër dasma, gazmende, etj. Tashmë, kam arritur një eksperiencë të jashtëzakonshme në këndim dhe argëtim të mysafirëve, pavarësisht llojit të festës, unë do të jem aty 100%. Për të gjithë ata që ende s’më kanë parë duke kënduar apo, të paktën, dëgjuar ndonjëherë, së pari ua rekomandoj të futen tek profili im në MyDasma, përkatësisht tek videot e mia dhe të dëgjojnë 1 apo 2 këngë nga sa janë aty dhe, pastaj të presim nëse do të merrin dikë tjetër apo mua. Unë, sinqerisht, ju inkurajoj të vendosni për mua sepse, assesi, s’do të zhgënjeheni. Ju sillni mysafirët, unë përkujdesëm për atmosferën. Mos humbisni kohë, por shtypeni butonin “Merr çmimin” dhe, në pak minuta, takohemi aty brenda (në MyDasma ‘Biseda’)! Faleminderit shumë! Shëndet!

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Gege
  • Muzikë Tallava

Vendi në hartë