Trend-Një kompozim lulesh për meshkujt guximtarë

Shpërndaje këtë postim:

Nëse në një dasmë, vëmendja kryesore është tek nusja, por pas saj sigurisht që të gjithë janë kuriozë se si do duket dhëndri. Për këtë arsye, sot do t'iu tregojmë një nga trendet më të reja kur vjen fjala tek kostumi i dhëndrit.
Për meshkujt e guximshëm, që duan të eksperimentojnë me paraqitjen edhe në ditën e dasmës, do iu tregojmë se çfarë kanë sugjeruar stilistët e huaj.
Një kostum klasik do të ishte zgjedhja e përkryer ndërsa detaji i rëndësishëm është xhepi i sipërm i kostumit. Disa po sugjerojnë të hiqni dorë nga shamia dhe në vend të saj të vendosnit një kompozim lulesh të thara me ngjyra të tokës. A do të guxoje kaq shumë? Na trego në koment çfarë mendon