Tradita e veçantë në Prizren, nusja lyen fytyrën me të bardhë

Shpërndaje këtë postim:

Ende sot, në rajonin e Prizrenit ruhet një traditë e vjetër, e cila konsiston në lyerjen e fytyrës së nuseve ditën e dasmës. Tradita shekullore është trashëguar brez pas brezi në Lubin të Poshtëm, një fshat boshnjak nën malin Sharr, në komunën e Prizrenit në jug të Kosovës. Nusja lyen fytyrën për të parandaluar fatin e keq në ditën e dasmës. 
Procesi i këtij grimi kërkon që fytyra së pari të lyhet me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vija me pluhur nga ari dhe vizatohen rrathët si simbol i qiellit. Më pas fytyra e nuses pikturohet me shumë ngjyra në shtresa të mrekullueshme ngjyrash.
Tre rrathët e artë simbolizojnë ciklet e jetës dhe rrathët e brendshëm të kuq, janë simbolet e pjellorisë.