"Top doctor" në SHBA, mjeku i njohur rigjen rrënjët e tij në Shqipëri

Shpërndaje këtë postim:

Pavarësisht historisë së dhimbshme të fisit të tij të internuar pas arratisjes së gjyshërve në Amerikë, mjeku Filip Caushaj një nga doktorët më të mirë në SHBA, ka gjetur rrënjët e të parëve në Shqipëri. I ati i rriti duke mësuar gjuhën shqipe, por i kishte thënë të mos shkelte kurrë në këtë vend për shkak të atij sistemi.
Fitues i titullit “Top doctor” në SHBA, rrëfen historinë e familjes tij për MCN: “Njerëzit e mi ishin në kampe internimi dhe kanë vuajtur në ato vite. Mësuesit e mi në fëmijëri kanë qenë, Mithat Frashëri, Hasan Tosti, Ali Këlcyra etj. Këta njerëz më mësuan mua alfabetin shqiptar".
Caushaj rrjedh nga dy prindër shqiptar, i ati nga Tepelena dhe e ëma nga Fieri. Edhe pse i lindur në SHBA ai gjithmonë kishte brengën për të ardhur në Shqipëri.
“Gjithë jetën time kam thënë jam shqiptar, sepse ata njerëz që mohojnë origjinën nuk mund të bëhen kurrë dikushi", tha ai.