Nuk duhet të jesh më i miri, thjesht të jesh i pari

Shpërndaje këtë postim:

Unë mendoj se është e drejtë të themi se të gjithë jemi mësuar që në moshë të re, se duhet të bëhemi më të mirët në atë që bëjmë, në mënyrë që të jemi të suksesshëm.

Ne duhet të jemi këngëtari më i mirë, kameramani më i mirë, Dj më i mirë, parukierja më e mirë, grimierja më e mirë, të kemi restorantin më të mirë, e kështu më radhë.

Më e keqja është që, nganjëherë ne besojmë se, nëse nuk jemi më të mirët, atëherë nuk ka kuptim që të përpiqemi fare.

Këshillë Biznesi #1: Ndonjëherë, në jetë dhe në biznes, nuk duhet të jesh më i miri por, thjesht, të jesh i pari (thënie nga Jack Ma, themeluesi i Alibaba).

I pari që regjistrohet në blogun e biznesit të “MyDasma”.

I pari që regjistron biznesin e tij në platformën e “MyDasma”.

I pari biznes që ofron zbritje për rezervimin e tij të parë në “MyDasma”.

I pari që rezervohet.

I pari që merr një koment të mrekullueshëm (nga klientët pas shërbimit të ofruar).

I pari që merr rezervimin e dytë.

E ke parasysh se çfarë dua të them me këtë?

Nëse ke një biznes dasme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Diasporë mos harxho asnjë sekondë më tepër, por regjistroje sot biznesin tënd në “MyDasma” dhe ekspozoje atë përpara mbi 2 milionë shqiptarëve të diasporës duke klikuar këtu.

Ose, thjesht, dërgoi një email menaxheres sonë fantastike për marrëdhëniet me bizneset, Aldës, tek kontakti@mydasma.com.au dhe, ajo, do jetë me ty sa më shpejt të jetë e mundur.

Regjistrimi është FALAS!

Por, jo për shumë gjatë.

Ne kemi, tashmë, pothuajse 2600 të regjistruar në platformën tonë.

Këshillë Biznesi #2: Si të renditesh në krye të bizneseve në MyDasma?

Ashtu siç e përmenda javën e kaluar, hapi i parë është që të regjistrohesh fillimisht në MyDasma.

Pas kësaj bota është e jotja!

Çfarë nënkuptoj me këtë?

Është e thjeshtë!

Ti  nuk ke pse pret që të marrësh një rezervim nga një klient i ri.

Prezantoje “MyDasma” tek klientët tuaj që ke.

Bëhu ndër të parët që i bën klientët tuaj të të rezervojnë në MyDasma.

Gjërat e mira nuk kanë fund!

Ti do të dalloheshe si njëri nga bizneset e parë që do të përdorje platformën MyDasma, vazhdimisht dhe, në këtë mënyrë do të familjarizoheshe me platformën dhe sistemin tonë.

Gjëja më e bukur e gjithë kësaj është se, sapo shërbimi të ketë përfunduar, ti mund të marrësh, menjëherë, vlerësimin e klientit. Bum!

Kjo është fantastike, pasi që një vlerësim i tillë, pa dyshim se do të të sillte ty edhe shumë e shumë klientë të tjerë në llogarinë tënde në MyDasma.

Gjeje se cili është biznesi i parë që mori vlerësimin e parë në MyDasma?

Kuptoje se cilat biznese janë të parat që morën vlerësimin e dytë në MyDasma?

Gjeje se cili nga bizneset e para e mori edhe vlerësimin e tretë në platformë?

Tani, e kupton çfarë dua të them me gjithë këtë?

Çfarë mendon për shprehjen e Jeff Bezos?

Nuk e di për ty, por unë e kam vendosur atë në murin e zyrës së punës sime.

Mezi pres komentet tuaja në Instagram dhe Facebook

Në blogun e ardhshëm do të të sqaroj se përse duhet që biznesi yt të jetë i regjistruar në MyDasma, edhe nëse ke faqe në Facebook dhe Instagram.

Mos e humb këtë mundësi!

Regjistrohu në blogun e biznesit të MyDasma duke klikuar këtu. Është falas dhe të kushton vetëm 1 minutë kohë!

Shihemi të premten e ardhshme!

Mimoza Cena-Sokoli

Bashkëthemeluese e platformës MyDasma