Njihuni me shqiptaren që konkurron në "Miss New York USA"

Shpërndaje këtë postim:

Dorina Papraniku, një vajzë e bukur dhe e talentuar, do të konkurrojë në “Miss New York USA”, kompeticion i cili përzgjedh fituesen që do të përfaqësojë shtetin e Nju-Jork në konkursin e madh të bukurisë, “Miss USA”.
Papraniku është modelja shqiptare e cila ka marrë në rrjete sociale edhe mbështetjen e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha. Ne i urojmë suksese dhe shpresojmë të kemi sa më shumë figura që të na bëjnë krenarë.