Nga 14 shtatori duhet të plotësoni kushtet për të hyrë në Mal te Zi

Shpërndaje këtë postim:

Mali i Zi do të vendosë rregulla të reja për të hyrë nga Shqipëria drejt territorit të tij duke filluar nga 14 shtatori.
Sipas MEPJ shqiptare, udhëtarët e huaj duhet të kenë në kufi një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, ose një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, test pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;
Gjithashtu ata pranohen të kalojnë nëse posedojnë test negativ antigjen jo më të vjetër se 48 orë.
Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.
Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.