Inagurohet qendra e parë kulturore në SHBA

Shpërndaje këtë postim:

Në lagjen Bronks të Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përurua Qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan.
Ky është eventi më i madh në vitet e fundit që mbledh shqiptarët dhe është qendra e parë kulturore në SHBA e dedikuar për gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë dhe është e financuar nga shteti i Nju-Jorkut, me mbështetjen e këshilltarit të Bashkisë së New Yorkut dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj.