Çfarë duhet të dish para se të blesh unazën e fejesës

Shpërndaje këtë postim:

Koncepti i unazës së fejesës mund të duket aq i vjetër sa vetë ideja e bashkimit të dy njerëzve, por kjo traditë zë fill shumë vite më vonë nga sa ne mund të mendojmë. Ndërkohë që në ditën e sotme mund të gjeni një shumëllojshmëri unazash, disa prej tyre sjellin fat të mirë ndërsa të tjerat lotë.
Psh unaza e fejesës me perlë thuhet se sjell fat të keq, pasi forma e perlës përkon me atë të lotëve.
Ndërsa unaza  me gurin safir nënkupton një marrëdhënie të lumtur. Po ashtu unazat me gjarpër dhe sy rubini (të kuqe të thellë) janë fatsjellëse. Spiralja e gjarprit simbolizon përjetësinë.