Çfarë do të thotë të jesh i martuar? Kjo letër i thotë të gjitha

Shpërndaje këtë postim:

Një letër për të mos u humbur nëse ke ndërmend të martohesh!
Nëse do të martohesh, apo të kesh një marrëdhënie të gjatë e serioze, do të të duhet të sforcohesh pak e të harrosh të gjithë filmat romantikë që ke parë gjatë  jetës dhe të pranosh faktin se po lidhesh me një njeri që do të vërë re çdo defekt që ke dhe herë pas here, do të ta vërë në dukje.
Martesë do të thotë të ulesh dhe të shohësh një dokumentar të plotë për minatorët që nxjerrin ar, pa bërë sherr për telekomandën.
Martesë domethënë të kesh pranë dikë që të kujton se nëse do dalësh për të bërë pak ushtrime fizike, do ndihesh më mirë, edhe pse vetë je e bindur se për tu ndjerë kështu, ty të mjafton të hash një ëmbëlsirë.
Martesë domethënë të përpiqesh të mos flasësh fare për fëmijët kur del për qejf në darkë, e megjithatë të mos rrish dot pa folur për ta.
Martesë domethënë të jesh mes njerëzve dhe të kesh në krah dikë që e di ekzaktësisht se në cilin çast do duash të ngresh sytë nga qielli.
Martesë është të kafshosh gjuhën përpara se të thuash “të kisha thënë” kur në të vërtetë do doje shumë shumë ta bëje këtë.
Martesë është të ecni bashkë në një rrugë të gjatë ku nuk keni qenë kurrë, nën shi, për të gjetur një lokal për të futur kokën dhe të kuptosh pastaj që nuk do doje të ishe me askënd tjetër aty.
Martesë është të harrosh sa herë je ngritur nga tavolina për të marrë gjalpin.
Martesë domethënë të zihesh për deklarimin e të ardhurave.
Martesë është të zgjohesh në mes të natës e ta gjesh veten mes fëmijëve që vjellin, zhurmave, batanijes që të tërheqin nga ana tjetër e krevatit, ëndrrave të këqija dhe shokut të shtratit që gërrhet.
Dhe në fund, martesë domethënë të kesh besim tek ai ai personi tjetër, të kesh vërtetë besim, sido që të të duket e të të thonë.