Çfarë bëjnë nuset nga vende të ndryshme në ditën e dasmës

Shpërndaje këtë postim:

Traditat e dasmës janë nga më të ndryshmet, por edhe një element dallues se si popuj të ndryshëm veçohen nga njeri-tjetri. Sot kemi përzgjedhur disa shtete, për të kuptuar se çfarë bëjnë ata para, pas ose në ditën e dasmës.
Indi
Një natë para dasmës, një artist pikturon me këna një vizatim të ndërlikuar në duart dhe këmbët e nuses. Kjo gjë simbolizon gëzimin, bukurinë dhe zgjimin shpirtëror.
Gjermani: Tradita gjermane do që çifti të sharrojë një trung përpara dasmës.
Kinë: Pas ceremonisë së dasmës, nusja dhe dhëndri presin familjarët e tyre në një tjetër ceremoni ku shërbehet çaj. Më pas çifti merr një dhuratë prej tyre.
Itali: Italianët përgatisin shporta të vogla me konfeta, oriz dhe lekë pasi këto të fundit përfaqësojnë shëndet, pjellori, lumturi dhe begati.
Filipine
Çifti lëshon një çift pëllumbash pasi kjo gjë simbolizon një marrëdhënie të qetë dhe në harmoni.