A e dinit? Në Korçë dhëndri qëllohet me shpullë për këtë arsye

Shpërndaje këtë postim:

Në zonën e Korçës, në momentin e marrjes së nuses, një djalë i vogël, zakonisht i afërm i nuses, sipas traditës duhet të godasë dhëndrin me shpullë. Thonë se kjo traditë është zbehur me kohën për shkak të veprimit të dhunshëm. Megjithatë ky gjest bëhej në mënyrë që dhëndri të kujdesej mirë për nusen ose do kishte të bënte me familjarët e nuses nëse nuk e respektonte. Në cilën zonë e ke dëgjuar tjetër këtë traditë?