Kompleks Kalaja

 Kompleks Kalaja, Rruga Princat Topia, Kavajë, Albania

  • Min.njerëz 150
  • Max. njerëz 500
  • Emri i ahengut
  • Çmimi për njeri
Merr çmimin

Përshkrimi

Një kompleks shumë i njohur, tashmë, për aktivitetet e shumta që organizon dhe mirëpret. Përveç dasmave tek Kompleks Kalaja spikasin aktivitete me një larmi të gjerë, duke filluar nga koncerte me muzikë ‘live’ deri tek shfaqjet e humorit me aktorët me më nam në vend. Ushqimi i shijshëm, atmosferë e bukur, njërëz që vijnë e shkojnë plotë buzëqeshje dhe tejmase të kënaqur.

 

Kompleks Kalaja është një mikpritës spektakolar për dasmat, ditëlindjet, festat dhë gëzimet tuaja në përgjithësi. Ne kemi një kopsht të mrekullueshëm përjashtë, një bar dhe restorantin brenda. Ofrojmë shumëllojshmeri gatimesh dhe pijesh që iu përshtaten çdo kërkese dhe mundësie. Ne organizojmë, pothuajse, çdo gjë, që nga muzika ‘live’ (e bukur dhe e gëzueshme festive) deri tek gjërat më të vogla të mundshme, vetëm e vetëm që ta bëjmë ditën tuaj vërtetë speciale, në fakt, ashtu siç ju e dëshironi dhe meritoni.

 

Kalaja, shpesh ka të ftuar këngëtarë dhe humoristë shumë të njohur shqiptarë. Kjo është një përpjekje e jona për t’ju dhurura ju një atmosferë shumë të këndshme dhe miqësore.

 

‘Belly Dance’ është një e veçantë tjetër të cilën mund ta gjeni tek ne.

 

Gjithashtu, kompleksi ynë ka një hapësirë, jo vëtëm të bukur, mirëpo edhe gjigante për të vallëzuar.

 

Një ambient i këndshëm ku dëshirat tuaja, lehtësisht, mund të realizohen

 

Kompleks Kalaja ka mirëpritur evenimente shumë të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si për shembull: ‘Miss Globe’ dhe ‘Miss Albania’.

 

USHQIMI DHE SHËRBIMI TEK KALAJA

 

Ne jemi këtu për ju

 

Është e sigurt se Kalaja ju ofron më të mirën e mundshme. Staf i kualifikuar, shërbime të veçanta të cilat i gjëni vetëm tek ne. Parking i bollshëm i garantuar. Karburant dhe lavazh. Të gjitha këto me një cilësi maksimale.

 

Bar-restorant Kalaja

 

Bar-restorant Kompleks Kalaja është arreduar në mënyrë që, gjatë qëndrimit tuaj, ju të mund të shijoni ushqimin si dhe të relaksoheni në ambientet tona, vërtetë, çlodhëse. Tradita popullore dhe ajo klasike janë gërshëtuar bukur në kompleksin tonë.

 

Relaks

 

Një kopsht i mbushur me lule ku ju mund të shijoni një çaj, një kafe ose një pije freskuese, etj. Me ambient të brendshëm dhe të jashtëm që i përshtatet çdo stine të vitit.

Pista të bukura vallëzimi, muzikë ‘live’, ‘belly dance’ e shumë e shumë aktivitete të tjera unike.

 

Pije të një cilësie të lartë

 

Shërbim cilësor, ambient miqësor, kënaqësi e tejskajshme e garantuar. Verëra nga markat më të njohura në tregun botëror. Birra dhe pije freskuese prej më të ndryshmëve, në mënyrë që qëndrimi juaj tek ne të jetë një eksperiencë e paharruar.

 

Thënë shkurt: Kompleks Kalaja është një kala e vërtëtë në ushqim, shërbim dhe gjeografinë e saj.

 

Tani, çfarë ju duhet të bëni është fare e thjeshtë: shtypeni butonin ‘Negocio çmimin’ apo ‘Merr çmimin’ dhe takohemi, shumë shpejt, 'Live' po këtu në platformën MyDasma.

 

Ju mirëpresim!

Kompleks Kalaja

Paketat ofertuese të ushqimit dhe pijeve

MENY EKSKLUZIVE DASMASH
**COCTAIL**
Aperitiv
**MESORE**
Antipasta
Sallatëra
Perime zgare
Tavë dheu
Mish qingji
Fërgesë
Fileto pule
Pana me këpurdha
Biftek viçi
Bërxollë viçi - garniturë
TË PËRFSHIRA NË MENY
Torta
Ndriçimi robotik
Makineria e tymit akull

Pajisje

  • Parkingu i makinave
  • Sheshi i lojrave për fëmijë
  • Dhoma nënave dhe foshnjave
# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Vendi në hartë

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.