Kompleksi Sterkaj 2

 Lokal Dasmash Sterkaj, Ishull Shëngjin, Albania

  • Min.njerëz 50
  • Max. njerëz 250
  • Emri i ahengut
  • Çmimi për njeri
Merr çmimin

Përshkrimi

Përshëndetje për të gjithë ju!

Frymëzuar prej pasionit për të bukurën që s’njeh kohë, fantazisë që s’njeh limite, dëshirës për të bërë ëndërrën tuaj realitet, origjinalitetit të së bukurës, jemi munduar t’ju sjellim eksperiencën tonë ndër vite për organizimin e eventit tuaj. Duke evoluar vit pas viti, ndryshuar sipas kërkesave tuaja dhe ruajtur origjinalitetin që gjithcka t’ju serviret unike dhe plot elegancë në sallat tona.

ARTI I GATIMIT / STAFI

Profesionalizëm, përvojë, pasion Një kombinim midis tradicionales dhe modernes për të bërë menynë sa më të pasur dhe mundësi zgjedhjesh, e shërbyer nga stafi ynë, i cili punon si një skuadër e përhershme dhe solide. Skuadra jonë përbëhet nga një numër rreth 50 personash që punojnë si familje e madhe, e përkushtuar maksimalisht për eventin tuaj.

TEKNOLOGJI, RISI, KOMODITET

Kemi adaptuar teknologjinë që ka revolocionarizuar ndriçimin skenik, teknologjinë interaktive LED dhe një sistem digital të programuar aparaturash bashkëkohore e cila na mundëson ta ndryshojmë të tërë pamjen e sallës brenda sekondave. Kjo është,vërtetë, magjike.

DARKA E ÇIFTEVE, TRADITË, RISI, ...

“Darka e Çifteve”, një traditë e krijuar enkas për çiftet që kanë kurorëzuar ditën e tyre të shenjtë pranë ambjenteve tona. Të cilët mblidhen në një darkë festive të krijuar vetëm për ta, duke i shpërblyer për mirënjohjen dhe besimin e krijuar me një udhëtim turistik të gjithë çiftet pjesëmarrëse. E gjithë kjo krijohet në prag të festave të fundvitit si dhuratë nga Kompleksi Sterkaj.

Pjesë e Kompleksit Sterkaj janë dhe pikat e karburantit që mundësojnë disa shërbime si: Bar kafe, lavazh, parking rulot dhe super market! Tani, mundësia maksimale për të shijuar dhe përjetuar thellësisht të magjishmen, mbetet në duart tuaja. Urdhëroni dhe na rezervoni këtu në platformën MyDasma! Shtype 'Merr çmimin dhe shihemi aty brenda! Ju mirëpresim!

Paketat ofertuese të ushqimit dhe pijeve

**KOKTEJ I MIRËSEARDHJES**
Spumante
Ujë me gaz dhe pa gaz
Fruta të thata
**MESORE PËR 6 PERSONA**
Perime zgare (të stinës)
Turshi mikse (domate, kastravec, ullinj të preprë)
Miks proshutë dhe sallam pikant italian
Brusketa
Tavë dheu (mëlçi viçi)
Sallatë mikse (domate, kastravec, sallatë jeshile, ullinj, spec, djath)
Sallatë ruse
**ANTIPASTË TRADICIONALE**
Qofte viçi
Kosto viçi
Djath i bardhë
Djath kaçkavall
Turshi
Xaxiq grek (salcë kosi)
Ullinj
Salcë pikante
**PJATA E II**
Biftek viçi me salcë këpurdhash
Patate të pjekura në furrë
Shishqebap viçi nga zgara
**PJATA E III**
Berxollë
**PJATA E IV**
Kizoto
Biftek derri
Mish viçi i pjekur në furrë
**ËMBËLSIRA**
Karamele 'Zana'
Pasta çikollate
Torta e çiftit
**FRUTA TË STINËS**
**PIJET ALKOOLIKE**
Verë e kuqe
Verë e bardhë
Heineken
Raki shtëpie (rrushi)
**PIJET FRESKUESE**
Ivi lemon/pjeshkë
Pepsi
Sprite
Lemon soda
Tropikal (pjeshkë, boronicë, portokall, luleshtrydhur)
B52

Pajisje

  • Parkingu i makinave
  • Sheshi i lojrave për fëmijë
  • Dhoma nënave dhe foshnjave
# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Vendi në hartë

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.