KUSHTET DHE RREGULLAT E PËRDORIMIT TË MYDASMA

Me rastin e përdorimit të platformës MyDasma, ju dëshmoni se jeni duke u pajtuar dhe jeni duke i pranuar kushtet dhe rregullat e mëposhtme:

MyDasma rezervon të drejtën për të tanisuar (update) dhe ndryshuar ‘Kushtet dhe Rregullat’ e saj, kohë pas kohe, pa ndonjë njoftim paraprak. Çdo veçori e re që shton ose përmirëson shërbimin e tanishëm, duke përfshirë lirimin e mjeteve dhe burimeve të reja, do t'iu nënshtrohen këtyre ‘Kushteve dhe Rregullave’. Vazhdimi i përdorimit nga ju i platformës MyDasma, pas çdo ndryshimi të tillë, automatikisht, nënkupton edhe pëlqimin tuaj për këto ndryshime. Ju, mund, në çdo kohë, të rishikoni versionin më të freskët të ‘Kushteve dhe Rregullave’ në www.mydasma.com

Shkelja e ndonjërës nga kushtet e mëposhtme do të përfundojë në ndërprerjen e llogarisë suaj në MyDasma.  Këto ‘Kushte dhe Rregulla’ kanë të bëjnë me shërbimet e mëposhtme:

MyDasma është platformë me efekte të dyanshme e cila bën lidhjen e njerëzve (anëtarëve të saj) që duan të planifikojnë një ngjarje gazmore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi (apo edhe ndonjë vend tjetër), me bizneset që ofrojnë shërbime ose produkte për këto ngjarje, për njerëzit që jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni (apo edhe në ndonjë vend tjetër, siç mund të jetë Zvicra, Gjermania, Italia, etj.).

Anëtarët dhe deklarimi i biznesit

Mirë se erdhët në komunitetin e platformës MyDasma!

Ne, natyrisht se duam që, ju, ta shfrytëzoni dhe të ndjeheni të kënaqur me shërbimet tona, mirëpo, megjithatë, ne, gjithashtu, duam që ju të keni konsideratën më të thellë të mundshme dhe të respektoni maksimalisht këtë komunitet, tashmë, të quajtur komuniteti MyDasma. Respekti dhe ndershmëria nga gjithësecili pjesëmarrës në MyDasma janë elementë jashtëzakonisht të rëndësishëm për komuntetin në platformën tonë.

Anëtarët

Anëtar në MyDasma quhet një njeri që është regjistruar aty me qëllim të pranimit të një shërbimi ose produkti të ofruar në platformën MyDasma nga bizneset e rradhitura aty.

Regjistrimi dhe mirëmbajtja e llogarisë suaj

  • Ju duhet të jini 18 vjeç ose më i vjetër për ta përdorur Mydasma!
  • Ju duhet të jini njerëz dhe jo robotë. Llogaritë e regjistruara nga "robotët" ose mënyra tjera të automatizuara nuk janë të lejuara!
  • Ju duhet të jipni emrin tuaj të plotë ligjor, një email adresë të vlefshme dhe çdo informacion tjetër të kërkuar nga MyDasma, në mënyrë që të përfundoni procesin e regjistrimit!
  • Kredencialet tuaja identifikuese (emaili dhe fjalëkalimi) mund të përdoren vetëm nga një person – përdorimi i përbashkët, pra, nga disa njerëz është i ndaluar!
  • Ju jini përgjegjës për sigurinë e llogarisë suaj. MyDasma nuk mund dhe nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë humbje ose dëm nga dështimi juaj për të përmbushur këtë detyrim të sigurisë!
  • Ju jini përgjegjës për të gjithë përmbajtjen e postuar dhe aktivitetin që ndodh në llogarinë tuaj në MyDasma!
  • Ju s’mund ta përdorni MyDasma për ndonjë qëllim të paligjshëm ose të paautorizuar. Ju nuk duhet që, gjatë përdorimit të platformës MyDasma, t’i jipni ndonjë të drejtë vetës suaj dhe t’i shkilni kushtet dhe rregullat e saj të përdorimit.
  • Ju, gjithashtu, s’mund ta bëni përgjegjëse MyDasma-n për ndonjë njoftim, informacion të rremë, nxitës apo manipulues të vendosur nga akcili në platformën tonë në përgjithësi dhe që mund të ndërlidhet me ju, në veçanti.

Përveç kësaj, ju duhet të na ofroni:

  • Pajtueshmërinë dhe pëlqimin tuaj që shërbimet e ofruara nga MyDasma mund të pranohen vetëm ashtu siç janë dhe pa ndonjë garanci të veçantë!
  • Pajtueshmërinë dhe pëlqimin tuaj që MyDasma nuk ka dhe nuk mbanë përgjegjësi në lidhje me shërbimet që ofron, përveçse në rastet e theksuara me shkrim në ‘Kushtet dhe Rregullat e përdorimit’ të MyDasma!
  • Pajtueshmërinë dhe pëlqimin tuaj për lirimin e Mydasma nga përgjegjësia që mund të pretendohet nga ndonjë mosmarrëveshje e juaja me shërbimdhënësin apo, anasjelltas, shërbimdhënësin me ju!
  • Pajtueshmërinë dhe pëlqimin tuaj për ta mos infilteruar dhe, mundësisht, dëmtuar Mydasma me arsyetimin se, ju, s’keni mundur ta përdorni me efektivitet dhe përputhshmëri të mjaftueshme platformën dhe, në veçanti, llogarinë tuaj në MyDasma. Çdo dalje apo marrje, e çfarëdollojshme qoftë ajo, nga llogaria juaj në MyDasma, është përgjegjësi krejtësisht e juaja!

Çmimet e anëtarësimit (për individët)

Anëtarësimi në MyDasma, tani për tani, është krejtësisht falas.

Pagesat për mallra dhe shërbime

Për të bërë një rezervim për një shërbim apo produkt të caktuar në Mydasma, ju duhet të paguani një depozitë (kapar) prej 30% përmes platformës online të transaksioneve, PayPal. Bizneset që janë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi apo në ndonjë vend tjetër në botë, do të marrin paratë drejtpërdrejtë në llogarinë e tyre në PayPal. Sapo të kryhet transaksioni (pranohen paratë), anëtari i MyDasma do të marrë njoftimin për rezervimin përmes postës elektronike në versionin e detajuar PDF.

Pagesa e mbetur do të bëhet pas përfundimit të dasmës, gazmendit apo çfarëdo feste tjetër qoftë ajo (kjo është e vlefshme vetëm për këngëtarët). Ndërsa, restorantet, pagesën e plotë do ta marrin brenda 24 orëve, pas përfundimit të dasmës apo çfarëdo feste tjetër qoftë ajo. Për shembull: pagesa mund të bëhet përmes PayPal-it, transferit bankar për bizneset kosovare ose para në dorë.

Dhënia e depozitës (kaparit) për shërbime apo produkte për bizneset brenda Kosovës do të pësojë një tarifë procesimi pasi që në Kosovë s’funksionon Paypal. Kështu, depozita do t'i transferohet MyDasma-s në xhirollogarinë e saj në PayPal dhe, menjëherë, pastaj, MyDasma do ta përcjellë atë (shumën) tek biznesi përkatës përmes transferit bankar. Tarifa e procesimit bankar do të varet nga shuma e përgjithshme e depozitës. Kjo do të qartësohet krejtësisht kur edhe bëhet pagesa e depozitës.

Bizneset (anëtarët)

Çdo biznes nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi apo ndonjë vend tjetër i cili ofron një produkt ose shërbim që mund të përdoret për organizimin e një ngjarjeje festive/gazmore mund të regjistrohet/listohet në platformën MyDasma.

Deklarata e bizneseve në MyDasma

Me regjistrimin tuaj në MyDasma, ju pranoni dhe pajtoheni të siguroni nivelin më të mirë të mundshëm të shërbimit dhe cilësisë së produktit.

Regjistrimi dhe mirëmbajtja e llogarisë suaj

  • Ju duhet të jini 18 vjeç ose më i vjetër për të ofruar një shërbim apo produkt në MyDasma!
  • Ju duhet të jipni emrin tuaj të plotë ligjor, një adresë të vlefshme emaili, emrin e biznesit tuaj dhe çdo informacion tjetër të kërkuar nga MyDasma, në mënyrë që të përfundoni procesin e regjistrimit!
  • Kredencialet tuaja identifikuese mund të përdoren vetëm nga një pronar biznesi – hyrja e më shumë se e një pronari s’është e lejuar!

Vërejtje!

  • Nëse një pronar i vetëm ka më shumë se një restorant, atëherë, renditja e restoranteve mund të bëhet nën një llogari (account) dhe kredencialet identifikuese në MyDasma.
  • Pronari i biznesit është përgjegjës për sigurinë e llogarisë së tij. MyDasma nuk mund dhe nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë humbje ose dëm nga dështimi i juaj për të përmbushur këtë detyrim të sigurisë.
  • MyDasmës, gjithashtu, s’mund t’i vihet përgjëgjësi për ndonjë informacion të rremë, nxitës apo manipulues të vendosur në platformën tonë nga kushdoqoftë.
  • Pronari i biznesit mban përgjegjësinë për të gjitha përmbajtjet e postuara dhe aktivitetet që ndodhin në llogarinë e tij në MyDasma.
  • Ju s’mund ta përdorni MyDasma për ndonjë qëllim të paligjshëm ose të paautorizuar. Ju nuk duhet që, gjatë përdorimit të platformës MyDasma, t’i jipni ndonjë të drejtë vetës suaj dhe t’i shkilni kushtet dhe rregullat e saj të përdorimit.

Çmimet e anëtarësimit të biznesit në Mydasma

Kostoja për anëtarësim vjetor është 165 euro. Kjo shumë paguhet drejtpërdrejt në llogarinë e MyDasma në PayPal.

MyDasma ju siguron kthimin e parave brenda 2 muajve të parë. Çfarëdo të thotë kjo? Pas pagesës së anëtarësimit, biznesi ka 2 muaj kohë për të gjykuar dhe vlerësuar shërbimin tonë dhe, nëse nuk është i kënaqur me të, atëherë, MyDasma, automatikisht, do t'ia kthejë paratë, pa e zgjatur fare.

Vërejtje!

Periudha 2 mujore fillon nga dita kur edhe është bërë pagesa, ndërsa, pas kësaj periudhe, rimbursimi i të hollave s’do të bëhet më. Pronari i biznesit duhet, medoemos, ta kontaktojë MyDasma në +61 (0) 473 732 726 apo kontakti@mydasma.com, nëse dëshiron ta ndërpresë atë, përndryshe, llogaria do të vazhdojë të funksionojë normalisht.

Skenarë të mundshëm të këqinj

Të pakënaqur me shërbimin apo produktin e rezervuar?

Nëse anëtari nuk është i kënaqur me shërbimin e rezervuar, për shembull: me këngëtarin apo restorantin, anëtari që ka bërë depozitën nuk mund të kërkojë kthimin e saj. Ju lutem, kini parasysh se, pas regjistrimit në MyDasma, çdo biznes do të pranojë një deklaratë e cila i kërkon nivelin më të mirë të mundshëm të shërbimit. Përveç kësaj, MyDasma ka një sistem të komentimit dhe vleresimit përmes të cilit, çdo anëtar, do të mund të tregojë për përvojën dhe përshtypjet e tij/saj rreth shërbimit të ofruar nga biznesi i rezervuar në MyDasma. Ky rishikim dhe vleresim që do të bëhet nga anëtarët do të jetë notë përcaktuese për biznesin dhe të ardhmen e tij në MyDasma.

Rezervimet që dështojnë

Nëse biznesi s’e përmbushë marrëveshjen plotësisht, për shembull: këngëtari i rezervuar nuk shkon në dasëm/gazmend, anëtari/pronari i gazmendit/festës, duhet ta kontaktojë MyDasma ku, pastaj, do të zhvillohen hetime rreth çështjes. Megjithatë, ne, s’mund t’ju garantojmë kthimin e parave tuaja. Ne, mund dhe do të kërkojmë që këngëtari/ja të kthejë depozitën tuaj, mirëpo nëse depozita nuk kthehet atëherë, MyDasma, do të negociojë dhe kërkojë një formë tjetër të kompenzimit e, që mund të jetë shërbim apo produkt.

Nëse ofruesi i shërbimit (biznesi) nuk bashkëpunon me MyDasma, për shkak të arsyeve të ndryshme, atëherë, ai/ajo do të largohet nga platforma. Sjelljet e këqija s’do të lejohen në asnjë rast dhe mënyrë.

Sistemi i komentimit dhe vlerësimit

Ne, gjithashtu, ju bëjmë me dije se kemi një sistem të komentimit dhe vlerësimit online dhe, njëkohësisht, i kërkojmë gjithësecilit anëtar, që, pas dasmës/gazmendit të vet, ta vizitojë atë dhe ta vlerësojë korrekt restorantin, këngëtarin, etj., në mënyrë që, ky vlerësim të jetë një pasqyrë e qartë për anëtarët tjerë që duan të rezervojnë në të ardhmen.  Për shembull: restoranti apo këngëtari/ja më vlerësimin më të dobët nga anëtarët, natyrisht se, herave të tjera, do të anashkalohen dhe s’do të rezervohen për festat e tyre.

Në mënyrë që anëtarët tanë të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm do të jetë në prioritetin e MyDasma, që shqyrtimet/vlerësimet të jenë të ndershme. Kini parasysh se çdo shqyrtim i ashpër apo me qëllime të caktuara manipulative i marrë do të hetohet nga MyDasma përpara se të bëhet publik. E gjithë kjo do të bëhet në përpjekje për të siguruar trajtim të drejtë dhe të barabartë të të gjitha palëve të përfshira në çështje, mirëpo, ndërkohë, nëse MyDasma nxjerr përfundimin se shqyrtimi dhe vlerësimi i ashpër qëndron, atëherë, natyrisht, se ai do të publikohet në platformën MyDasma.

Anulimi i ngjarjeve

Pas rezervimit, dasmat/gazmendet/ngjarjet edhe mund të anulohen.

Nëse anëtari anulon festën e tij, ai/ajo nuk do të ketë rimbursim (rikthim) të depozitës.

Nëse pronari i biznesit e anulon rezervimin, atëherë ai duhet të bëjë rimbursimin e depozitës brenda 2 javësh. Anëtari do të rimarrë të hollat përmes trensaksionit elektronik apo në dorë. Tarifat bankare s’janë të përfshira.

Kur bizneseve s’u jepen pjesa tjetër e parave për dasmën/festën

Nëse biznesi nuk merr pjesën tjetër të parave, menjëherë duhet kontaktuar MyDasma. Ndërkohë që, ekipi i MyDasma do të hetojë rastin duke kontaktuar të dyja palët për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, saktësisht. Megjithëtë, MyDasma s’mund t'i garantojë biznesit kthimin e të hollave. MyDasma mund dhe do ta hetojë vetëm çështjen. Nëse anëtari s’ka një arsye të mjaftueshme apo nuk bashkëpunon në përgjithësi, atëherë llogaria e tij në MyDasma do të ndërpritet.

Çka është ársye e majshtueshme’? Këtë do ta kuptoni nga diskrecioni i MyDasma.

Kushtet dhe Rregullat e reklamimit në MyDasma

Çdo reklamë e paraqitur në MyDasma do të shikohet dhe vlerësohet përpara se ajo të ngarkohet (shfaqet) në faqen e internetit të MyDasma. Nëse një reklamë konsiderohet e papërshtatshme, ajo nuk do të vendoset (reklamohet) në MyDasma dhe, natyrisht se, MyDasma, do të jetë në kontakt me anëtarin për të sqaruar atë se çfarë kërkohet që reklama  e tij/saj të vendoset në MyDasma. Ajo çfarë konsiderohet e papërshtatshme është në diskrecionin e MyDasma.

Fushata promovuese- 3 muaj anëtarësi FALAS për bizneset 

Për të festuar nisjen e platformës MyDasma, ne do t’ju ofrojmë të gjitha bizneseve që regjistrohen para 31 dhjetorit 2018, ora 11.30 e darkës (sipas orës së Shqipërisë) 3 muaj anëtarësi FALAS për ta provuar dhe testuar të tërë webfaqen MyDasma. 

Kërkesa e MyDasma për të gjithë të interesuarit është fare e thjeshtë: regjistrohuni para datës 31 dhjetor 2018, ora 11.30 (sipas orës së Shqipërisë). 

Sapo periudha promovuese përfundon anëtarit do t'i dërgojmë një mesazh për t’i kërkuar që të paguajë anëtarësimin. Megjithatë, kjo vlen vetëm nëse anëtari përzgjedh një gjë të tillë. Ai, gjithashtu, mund të përzgjedhë të mos vazhdojë anëtarësimin e tij me MyDasma. 3 muaj anëtarësi filon nga dita kur regjistroheni.