Rregullat e privatësisë të MyDasma

Ashtu sikurse shumica e operatorëve të webfaqeve, Mydasma mbledh të dhëna jo-personale identifikuese të llojit që lexuesit/vizitorët e webfaqeve dhe serverëve të ndryshëm zakonisht i vënë në dispozicion, të tilla siç është lloji i lexuesit, preferenca gjuhësore, vend-referimi, data dhe koha e çdo kërkese të lexuesit/vizitorit. 

Qëllimi i MyDasma në mbledhjen e informacionit jo-personal identifikues është të kuptojë më mirë se si anëtarët e MyDasma përdorin faqen e saj të internetit. Herë pas here, MyDasma mund të lëshojë informacionin jo-personal identifikues në tërësi, p.sh., duke publikuar ndonjë raport mbi trendët e përdorimit të faqes së saj të internetit. 

MyDasma, gjithashtu, mbledh të dhëna, mundësisht, personale identifikuese siç janë adresat e ‘Internet Protocol (IP)’. Megjithatë, MyDasma nuk i përdorë këto të dhëna për të identifikuar vizitorët e saj dhe, gjithashtu, nuk jep informacione të tilla përveç rasteve të njëjta të përdorura që zbulon informacion personal identifikues , siç sqarohet më poshtë.  

Mbledhjen e informacionit personal identifikues 

Disa anëtarë në faqen e internetit të MyDasma përzgjedhin të bashkëveprojnë me Mydasma duke kërkuar nga Mydasma të mbledhë informacione personale identifikuese. Sasia dhe lloji i të dhënave që mbledh MyDasma varet nga natyra e ndërveprimit. Për shembull: ne, iu kërkojmë anëtarëve që përdorin platformën Mydasma të bashkohen me ne si anëtarë duke dhënë emrin dhe adresën e emailit. Në çdo rast, Mydasma mbledh informacion të tillë vetëm për aq sa është e nevojshme apo e përshtatshme për të përmbushur qëllimin e ndërveprimit të anëtarit me MyDasma. MyDasma mbledh informacione personale drejtpërdrejt nga ju ose gjatë marrëdhënieve tona me ju, për shembull kur: 

• Ju regjistroheni për të përdorur MyDasma si një anëtar ose si një biznes. Kur, ju, hyni për të përdorur faqen tonë të internetit përmes faqes tuaj të rrjeteve sociale; 

• Të regjistroheni për të marrë njoftime dhe alarme të ndryshme dhe kur të plotësoni formularët, aplikacionet, sondazhet ose hulumtimet, që të merrni pjesë në promovime dhe konkurse në webfaqe ose faqet e internetit të ofruesve të shërbimeve tona; 

• Na kontaktoni neve ose ofruesit e shërbimeve tona për raportimin e ndonjë problemi në webfaqe, duke kërkuar shërbime të mëtejshme ose duke kërkuar ndihmën tonë; 

• Të postoni ose të kontribuoni në materialet në faqen tonë të internetit ose faqet e rrjeteve sociale; 

• Përdorni shërbimet tona dhe çdo kredi të ofruar nga ne në lidhje me këto shërbime; 

• Jepni informacione personale për ne; 

Të aplikoni për ndonjë pozitë pune në MyDasma; 

  • Përdorni faqen ose shërbimet tona (duke përfshirë këtu nëpërmjet ‘cookies’); 
  • Kontaktoni dhe korrespondoni me ne, MyDasma nuk zbulon informacione personale të identifikueshme, përveç atyre të përshkruara më poshtë. Gjithashtu, anëtarët gjithmonë mund të refuzojnë të japin të dhënat e tyre personale identifikuese. Mirëpo, ata, gjithmonë do të paralajmërohen se, një gjë e tillë, do t’i pengojë ata ta shfrytëzojnë tërësisht platformën, MyDasma. 

 

Vërejtje! 

 Ne, gjithashtu sigurojmë lidhje me faqet e internetit jashtë faqes sonë të internetit, si dhe me faqet e internetit të palëve të treta.  

• Mund të lejojmë, gjithashtu, që disa palë të treta të shfaqin veglat dhe aplikacionet e tyre në platformën Mydasma, e cila iu lejon atyre të bashkëveprojnë dhe të ndajnë përmbajtje, siç janë butonat e mediave sociale, si p.sh., ‘Shpërndarje’ në Facebook, etj.

Duhet të kihet parasysh se këto faqe të ndërlidhura, aplikacione dhe ‘widgets’ nuk janë nën kontrollin tonë dhe, ne, nuk mund të pranojmë ndonjë përgjegjësi për mënyrën dhe etikën e sjelljes së këtyre kompanive me platformën tonë online ose, edhe në rastin e mbledhjes së informacionit përmes këtyre aplikacioneve të palëve të treta apo përmes ‘widgets’. Para se të zbuloni të dhënat tuaja personale në ndonjë faqe tjetër ose duke përdorur këto aplikacione ose pajisje, ne, ju këshillojmë të shqyrtoni kushtet dhe rregullat e përdorimit të MyDasma, praktikave dhe kontrolleve të grumbullimit të të dhënave të palëve të treta përkatëse në politikën e tyre të privatësisë. 

Statistikat e grumbulluara 

MyDasma mund të mbledhë statistika për sjelljen e anëtarëve në faqen e saj. Për shembull: platforma MyDasma mund të zbulojë sa shkarkime ka marrë një video e veçantë. Megjithatë, MyDasma nuk zbulon të dhënat për identifikimin personal, përveç atyre të përmendura më poshtë. 

Mbrojtja e disa prej të dhënave të identifikimit personale  

Mydasma do t’i zbulojë të dhënat identifikuese personale, vetëm në rastin me punonjësit, kontraktorët dhe organizatat e ndërlidhura me platformën dhe që duhet ta njohin dhe kanë çasje në një infromacion të caktuar për ta përpunuar atë në emër të platformës Mydasma ose, për të ofruar shërbime në dispozicion të faqës së internetit të MyDasma dhe që kanë rënë dakord të mos e zbulojnë atë tek të tjerët.

Disa nga këta punonjës, kontraktorë dhe kompani të lidhura me platformën MyDasma mund të gjenden jashtë vendit tuaj, kështu që, ju, duke e përdorur MyDasma, mund të pranoni transferimin e këtyre informatave tek ata. MyDasma nuk do të marrë me qira ose shesë ndonjë informacion të mundshëm identifikues dhe personal identifikues.

Përveç punonjësve të saj, kontraktorëve dhe kompanive të lidhura me platformën, siç përshkruhet më sipër, MyDasma e zbulon informacionin mundësisht identifikues dhe personal identifikues vetëm atëherë kur një gjë e tillë i kërkohet me ligj ose kur MyDasma ka mirëbesim se zbulimi është i arsyeshëm dhe i nevojshëm për të mbrojtur pronën ose të drejtat e MyDasma, palëve të treta apo publikut në përgjithësi.

Nëse jeni përdorues i regjistruar i MyDasma dhe keni dhënë adresën e emailit, MyDasma mund t'ju dërgojë një email për t'ju njoftuar për karakteristikat e reja, për të kërkuar komentet tuaja ose për t’ju mbajtur të tanisuar me atë që po ndodh me MyDasma dhe produktet e saj.

Ne, kryesisht përdorim blogun tonë për të komunikuar këtë lloj informacioni, kështu që, ne, presim që ta mbajmë këtë lloj të postës elektronike në minimum. Nëse na dërgoni një kërkesë (për shembull: nëpërmjet një mesazhi mbështetës ose nëpërmjet një mekanizmi, feedback-ut tonë), ne rezervojmë të drejtën për ta publikuar atë në mënyrë që t’na ndihmojë neve të sqarojmë ose të përgjigjemi në kërkesën tuaj ose të na ndihmoni të mbështesim përdoruesit e tjerë.

Platforma MyDasma merr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur aksesin, përdorimin, ndryshimin ose shkatërrimin e paautorizuar të të dhënave personale identifikuese. 

 ‘Cookies’ 

Një ‘cookie’ është një varg njoftimesh të ndërfutura në kompjuterin e anëtarit dhe se ‘browser’ i tij e ofron në faqen e internetit çdo herë që ai rikthehet. MyDasma i përdorë ‘cookies’ për të ndihmuar platformën të identifikojë dhe të ndjekë anëtarët, përdorimin e tyre të faqes së internetit MyDasma dhe preferencat e tyre të qasjes në faqen tonë të internetit. Anëtarët e MyDasma të cilët nuk dëshirojnë të kenë ‘cookies’ të vendosura në kompjuterët e tyre duhet t’i programojnë ‘browsers’ e tyre në mënyrën që t’i refuzojnë ato para se të përdorin faqen e MyDasma. Megjithatë, duhet pasur parasysh se, mospranimi i ‘cookies’ pamundëson përdorimin e disa veçorive të MyDasma si dhe, e tërë platforma MyDasma mund të mos funksionojë siç duhet pa ndihmën e tyre. 

Rregullorja e përgjithshme e BE-së për mbrojtjen e të dhënave 

Gjithashtu, ju njoftojmë se të gjitha të dhënat tuaja personale do të jenë plotësisht në përputhje me EU General Data Protection Regulation, e cila ka hyrë në fuqi që nga 25 Maj 2018.

Edhe pse shumica e ndryshimeve ka të ngjarë të jenë të vogla, MyDasma mund të ndryshojë rregullat e saj të privatësisë kohë pas kohe dhe, në diskrecionin e vetëm të Mydasma. Platforma i inkurajon anëtarët që të kontrollojnë shpesh këtë faqe për çdo ndryshim në ‘Politikën e saj të privatësisë’. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i kësaj faqeje, pas çdo ndryshimi në këtë ‘Politikë të privatësisë’ do të nënkupton pranimin tuaj për ndryshimet e tilla.