Nëse ke hyrë në platformën MyDasma për të rezervuar ndonjë dasëm apo ngjarje tjetër gazmore atëherë, ti, duhesh të regjistrohesh me ne.

Sa kushton regjistrimi?

Asgjë fare. Është krejtësisht FALAS.

Çfarë të kërkohet që të bëhesh anëtar i platformës MyDasma?

Klikoni këtu për ta plotësuar formularin e regjistrimit. S’të merrë kohë më shumë se 2 minuta.

Çka tani?

Kohë pas kohe, ne, do të shtojmë kategori festash (dasmash) të reja në platformën tonë, ndërkohë që, tani, kemi disa të tilla: restorantet, këngëtarët, kameramanët, fotografistët, kameramanët dhe fotografistët. Ato, tashmë, janë në shërbimin tuaj. Ndërkohë që jemi duke punuar në të tjerat.

Si?

Thjesht, shko tek ‘Kërko’ dhe përzgjedh ‘Restorantet’, ‘Këngëtarët’, ‘Kameramanët’,

‘Fotografistët’, ‘Kameramanët dhe Fotografistët’ dhe, ti, tanimë, je aty brenda, në mesin e komunitetit tonë, MyDasma.

Pastaj, gjej një restorant, kliko mbi të, shiko dhe hulumto atë për qejfin tënd.

Dëshiron ta rezervosh atë? E thjeshtë fare. Kliko ‘Rezervoje TANI’ dhe plotësoje formularin e rezervimit dhe shtype ‘Dërgoje’. Kaq.

Ose

Nëse dëshiron të rezervosh një këngëtar, thjesht, gjeje atë, kliko mbi të, shikoje dhe hulumtoje për qejfin tënd. Nëse vendos për të, atëherë shtype ‘Merr çmimin’ ose ‘Negocio çmimin’ dhe plotësoje formularin dhe, pastaj, dërgoje atë. Këngëtari do të nisë bisedën me ty brenda minutash. Dhe kaq.

Ose

Nëse dëshiron të rezervosh një kameraman, fotografist apo edhe kameraman dhe fotografist së bashku, edhe kjo është fare e thjeshtë. Gjeje atë, kliko mbi të, shikoje dhe hulumtoje për qejfin tënd. Nëse vendos për të, atëherë shtype ‘Rezervoje TANI’, përzgjedh emrin e festës/gazmendit, plotësoje formularin dhe, së fundmi, dërgoje atë. Dhe kaq.

Tani mund të bisedoni drejtpërdrejt (LIVE) me këngëtarin në MyDasma!

MyDasma po punon ditë e natw për ta bërë këtë proces (procesin e organizimit të festave) për ju sa më të lehtë dhe pa stres. Kjo është arsyeja pse ne kemi integruar në MyDasma

‘Chat’, bisedën drejtpërdrejt me këngëtarin.

Çfarë do të thotë kjo?

Ju e gjeni një këngëtar që ju pëlqen dhe, natyrisht, doni të bisedoni me të për çmimin, ashtu siç e kanë zakon të gjithë shqiptarët. Të gjithë ne pëlqejmë të provojmë të marrim çmimin më të mirë dhe të mburremi më pas. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të klikoni në 'Negocio çmimin' ose 'Merr Cmimin' dhe të plotësoni formularin e kërkesës i cili mund të merr rreth 20 sekonda dhe të shtypni 'Merr çmimin', dhe pasi ta dërgoni kërkesën, automatikisht biseda online mes jush dhe këngëtarit do të fillojë.

Sa shpejt do ta shohë këngëtari/ja kërkesën?

Shumë shpejt. Si anëtar i MyDasma, çdo kërkesë që ju dërgoni është e rëndësishme për ne, dhe kjo është arsyeja pse përmes Platformës MyDasma, çdo kërkesë të re që ju dërgoni, këngëtari do të merrë një porosi (SMS) njoftues nga MyDasma, i cili e njofton dhe i kërkon atij/asaj që, sa më parë, t’ju kontaktojë.

Ndërkohe që ju, do të njoftoheni me email kur këngëtari/ja përgjigjet, kështu që sigurohuni të kontrolloni emailin tuaj kur dërgoni një kërkesë përmes MyDasma. Ose, thjesht, mund të kontrolloni llogarinë tuaj në MyDasma për çdo tanisim (të re). Sido që të jetë, kjo funksionon shumë mirë.

Pasi që ju dhe këngëtari të vendosni për çmimin përmes bisedës dhe, si rezultat, të dy jeni të lumtur, këngëtari më pas do t'ju dërgojë një konfirmim çmimi, përmes së cilit, ju, do të mund të paguani depozitën, gjithmonë, përmes dhe brenda MyDasma.

Dhe ajo që është më e mira për të gjithë ju, jo vetëm që do të merrni një kopje në PDF, si lloj kontrate të shtypur me të gjitha të dhënat, p.sh. detajet e kontaktit të këngëtarit, detajet e rezervimit, depozita e paguar dhe shuma e mbetur për t'u paguar, por edhe historia juaj e bisedës do të ruhet gjithashtu në llogarinë tuaj në MyDasma. Pra, nëse ka ndonjë keqkuptim midis jush, që mund të ndodhë (hej, ne të gjithë jemi njerëz, edhe mund të gabojmë) të dy mund t'i referoheni diskutimit që keni pasur në historinë e bisedës tuaj. Fantastike kjo, apo jo?

A mund të dilni nga platforma MyDasma dhe të vazhdoni diskutimin përmes telefonit ose në një platformë tjetër?

Po, mundeni. Dhe, ne nuk mund të bëjmë asgjë për t'ju ndaluar njw gjw tw tillw. Mirëpo, ju lutemi, kijeni parasysh se ne kemi krijuar MyDasma për të zgjidhur problemet që, ne, të 

gjithë i përjetojmë kur bëhet fjalë për planifikimin dhe organizimin e festimeve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe gjetiu. Ju i dini keqkuptimet që mund të ndodhin kur asgjë nuk është e hedhur në letër. Pra, nëse e lini MyDasma, çdo detaj për të cilin diskutoni nuk do të përfshihet në historinë tuaj të bisedës ose në kontratën tuaj në PDF në MyDasma. Ne ju rekomandojmë ta mbani atë thjesht për veten tuaj dhe t'i bëni të gjitha në MyDasma.

A do të jetë në dispozicion, së shpejti, tipari i bisedës edhe në kategoritë e tjera sikurse tek

‘Kategoria e këngëtarit’?

Patjetër se do të jetë. Ekipi i MyDasma po punon ditë e natw për ta vënë në dispozicion këtë për ju. Pra, sigurohuni që të jeni regjistruar me ne dhe ne do t’ju njoftojmë me të gjitha të rejat e fundit nga MyDasma.

Sa kushton rezervimi?

Asgjë, përveç depozitës (kaparit) që është 30% nga shuma e përgjithëshme. Nëse do të rezervoni në Kosovë, atëherë do të paguash një tarifë minimale procesimi ngase Kosova nuk e ka ende në funksion platformën e transaksioneve ndërkombëtare PayPal. Kështu që, në këtë rast, MyDasma do të transferojë paratë tuaja tek biznesi përkatës tek i cili edhe është drejtuar pagesa (resotranti, këngëtari, kameramani, fotografisti, ... etj). Megjithatë, ti s’ke fare pse të shqetësohesh. Kjo, tashmë, është nën kujdesin dhe përgjegjësinë tonë absolute.

Ndërkohë që, rezervimet në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nuk përmbajnë ndonjë tarifë procesimi (përveç përqindjes së PayPal-it), ngase, në to, funksionon PayPal, për bukuri.

Sa kushton tarifa procesuese për rezervimet që bëhen për bizneset në Kosovë?

Varësisht nga shuma, por, mëgjithatë, ajo sillet nga 3-7% e shumës së përgjithshme të depozitës.

Keni ndonjë kërkesë të veçant? (Kjo vlen për katëgoritë që ende s’e kanë mundësinë e diskutimit direkt të çmimit – ‘Live Chat’)

Nëse po, mos kini merak! Gjatë procedurës së plotësimit të formularit të rezervimit, ne, kemi një pjesë të veçant kërkesash. Thjesht, plotësoje atë dhe pronari/menaxheri i restorantit apo këngëtari (varësisht se çka dhe kë jeni duke rezervuar) do ta shohë atë dhe, pastaj, ai, ose do ta pranojë ose do ta refuzojë atë. Sido që të jetë, ti, gjithsësesi, do të arrish një marrëveshje që do të ta bëjë ditën tënde edhe më të mirë.