Klientët/Anëtarët

Nëse ke hyrë në platformën MyDasma për të rezervuar ndonjë dasëm apo ngjarje tjetër gazmore atëherë, ti, duhesh të regjistrohesh me ne.

Sa kushton regjistrimi?

Asgjë fare. Është krejtësisht FALAS!

Çfarë të kërkohet që të bëhesh anëtar i platformës MyDasma?

Klikoni këtu për ta plotësuar formën e regjistrimit. S’të merrë kohë më shumë se 1 minutë.

Çka tani?

Për çdo ditë, ne, do të shtojmë kategori festash (dasmash) të reja në platformën tonë, ndërkohë që, tani, kemi vetëm dy të tilla: restorantet dhe këngëtarët. Ato, tanimë, janë në shërbimin tuaj.

Si?

Thjesht, shkoni tek ‘Kërko’ dhe përzgjedh ‘Restorantet’ apo ‘Këngëtarët’ dhe, ti, tanimë, je aty brenda, në mesin e komunitetit tonë, MyDasma.

Pastaj, gjeje një restorant, kliko mbi të, shikoje dhe hulumtoje atë për qejfin tënd.

Dëshironi ta rezervoni atë? E thjeshtë fare. Kliko ‘Rezervoje TANI’ dhe plotësoje formën e rezervimit sipas dëshirës tënde.

Sa kushton rezervimi?

Asgjë, përveç depozitës (kaparit) që është 30% nga shuma e përgjithëshme. Nëse do të rezervoni në Kosovë, atëherë, ti, do të paguash një tarifë minimale procesimi ngase Kosova nuk e ka ende në funksion platformën e transaksioneve ndërkombëtare PayPal. Kështu që, në këtë rast, MyDasma do të transferojë paratë tuaja tek biznesi përkatës tek i cili edhe është drejtuar pagesa (resotranti apo këngëtari). Megjithatë, ti s’ke fare pse të shqetësohesh. Kjo, tashmë, është nën kujdesin dhe përgjegjësinë tonë absolute.

Ndërkohë që, rezervimet në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nuk përmbajnë ndonjë tarifë procesimi (përveç përqindjes së PayPal-it), ngase, në to, funksionon PayPal, për bukuri.

Sa kushton tarifa procesuese për rezervimet që bëhen për bizneset në Kosovë?

Varësisht nga shuma, por, mëgjithatë, ajo sillet nga 3-7% e shumës së përgjithshme të depozitës.

Keni ndonjë kërkesë të veçantë?

Nëse po, mos kini merak! Gjatë procedurës së plotësimit të formularit të rezervimit, ne, kemi një pjesë të veçantë kërkesash. Thjesht, plotësoje atë dhe pronari/menaxheri i restorantit apo këngëtari (varësisht se çka dhe kë jeni duke rezervuar) do ta shohë atë dhe, pastaj, ai, ose do ta pranojë ose do ta refuzojë atë. Sido që të jetë, ti, gjithsësesi, do të arrish një marrëveshje që do të ta bëjë ditën tënde edhe më të mirë.

Bizneset

Mirë se erdhe në ‘dyqanin’ tonë të ri, ‘Një rrugë e dhjetë punë’, për organizimin e dasmave (festave) shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,  Mal të Zi, Zvicërr, Gjermani, Angli, Francë, etj. Dëshiron që rezervimet të ndodhin derisa ti je duke fjetur, derisa je në pushime apo në ndonjë ndeje me miq? Nëse po, atëherë, regjistrohu SOT duke klikuar këtu!

Sa kushton anëtarësimi i biznesit?

Çmimi, për 1 vit anëtarësi të plotë të biznesit tënd në MyDasma do të jetë 165 euro. E shikoni? Me këtë shumë të hollash, ti, përkatësisht, biznesi yt, do të ekspozohet te dhejtra e qindra mijëra dhe miliona klientë të gatshëm për të paguar, madje, 100 fishëshin e 165 eurove të anëtarësimit. Prandaj, merr 1 vit anëtarësi, TANI, pa humbur kohë. Kliko këtu!

S’ke asgjë për të humbur, ngase, nëse ngel i pakënaqur me antarësimin tënd në MyDasma, në 2 muajt e parë, ti, lirisht, mund t’i kërkosh parat tuaja, pa as edhe më të voglin dyshim. Absolutisht JO!

Pse duhesh të regjistrohesh në MyDasma?

Nuk është çështja vetëm te rezervimi, porse, ti do të marrësh një sistem të tërë të përkryer menaxherial në duart tuaja, pavarësisht se në cilin vend apo cep të globit je apo jeton.

Ti do ta kontrollosh dhe menaxhosh kalendarin tënd duke i nënvizuar (hijezuar) ditët në të cilat, ti (këngëtari), apo restorantet tuaja janë të lira (në dispozicion) për anëtarët të cilët, vazhdimisht, do të jenë në ‘gjueti’ për më të mirin shërbim dhe për më të mirin produkt.

Ti i nënvizon (hijezon) ditët e lira, me një klikim të vetëm, duke i shfaqur ato në llogarinë tënde në platformën MyDasma.

Për shëmbull: nëse je pronar restoranti, ti, mund të vendosësh në llogarinë tënde në Mydasma deri në 3 meny (listë ushqimesh). Pastaj, çdo rezervim do të regjistrohet (shënohet, listohet) në llogarinë tënde dhe, automatikisht, ti, do të mund të shohësh të gjitha rezervimet dhe detajet (të dhënat) tjera përcjellëse, siç janë:

  • Data dhe koha
  • Numri i mysafirëve (njerëzve)
  • Menyja e përzgjedhur
  • Të dhënat (detajet) e plota të anëtarit
  • Ndonjë kërkesë e veçantë.

Nëse je pronar restoranti, ne, për çdo ditë, do të shtojmë detaje dhe veçori të tjera të reja për biznesin dhe rreth biznesit. Ju do të përfitoni shumë më shumë sesa mund të kesh menduar në fillim.

Çfarë duhet për t’u regjistruar?

Bizneset në Kosovë

Rreth 2 minuta të kohës tënde për ta plotësuar formularin e regjistrimit.

Ndërkohë që, ngase Kosova nuk e ka ende sistemin e transaksioneve ndërkombëtare PayPal (në të vërtetë, në Kosovë nuk operon asnjë sistem ndërkombëtar i këtij lloji), neve na duhen të dhënat e xhirollogarisë suaj bankare në mënyrë që, ne, të mund t’i transferojmë aty (në bankën tuaj) të gjitha pagesat e drejtuara për te ti.

Dhe, kaq. Asgjë më shumë.

Tashmë, jeni i regjistruar në platformën e vetme online të dasmave dhe festave shqiptare, MyDasma.

Bëje gati xhirollogarinë – çfarë ju duhet?

Tani është krejtësisht në dorën tënde se çfarë vendosësh në llogarinë tënde në MyDasma, në mënyrë që, anëtarët tonë mund të shohin, por, megjithatë, ne të rekomandojmë që të vendosësh:

  • Së paku 4 fotografi vërtetë të bukura (ti ke hapësirë për 20 të tilla. Më vonë edhe shumë më shumë).
  • Së paku një video e cila shfaq shërbimet tuaja (ti ke hapësirë për 3 të tilla, më vonë edhe shumë më shumë).

Organizoje kalendarin (orarin) tënd

Kontrolloje/përshkoje kalendarin tënd dhe na njofto se kur je në dispozicion dhe në çfarë hapësire kohore.

Nëse je pronar restoranti, vendose menynë aty

Çmimet, gjithashtu.

  • Restorantet: për njeri (mysafir)
  • Këngëtarët: për dasëm/gazmend

Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi 

Të duhen rreth 2 minuta kohë për ta plotësuar formularin e regjistrimit.

Ti, duhesh të kesh një xhirollogari biznesi me PayPal, kështu që edhe mund ta marrësh “Account key”. Këtë “Account Key” do ta vendosësh (shkruash) në llogarinë tënde në MyDasma, në mënyrë që, çdo pagesë që do të bëhet në drejtimin tënd vjen drejtpërdrejt në xhirollogarinë tënde në PayPal. Të lutem, ki parasysh se PayPal i aplikon tarifat e veta (2.4% - 3.4%) për çdo transaksion të bërë. Për të kuptuar më shumë rreth kësaj çështjeje, kliko në linqet e mëposhtme:

Shqipëria - https://www.paypal.com/al/webapps/mpp/home

Mali i Zihttps://www.paypal.com/me/webapps/mpp/home

Maqedonia-https://www.paypal.com/mk/webapps/mpp/home