Pyetje të bëra më shpesh

Anëtari-ja

Çka nëse, pas pagesës së depozitës, anëtari don ta anulojë rezervimin?

Anulimi i rezervimit është i pranueshëm. Ju mund ta bëni atë në çdo kohë, por, kini parasysh se, depozita prej 30% nuk do të rikthehet. Pra, para se të bëni pagesën e depozitës, mendoni pak më gjatë dhe, pastaj, vendosni.

Çka nëse, pas pranimit të pagesës së depozitës, biznesi don ta flakë (anulojë) rezervimin?

Anulimi i rezervimit është i pranueshëm. Ju (biznesi) mund ta bëni atë në çdo kohë, por, kini parasysh se, depozita prej 30% duhet t’i kthehet rezervuesit (anëtarit) brenda 2 javësh, përmes transferimit bankar apo para në dorë. Tarifat proceduese bankare nuk merren parasysh.

Si do ta njoftojë anëtari biznesin për anulimin e rezervimit të tij?

Ju duhet ta përcillni procedurën e anulimi të rezervimit dhe i rezervuari (për shembull, këngëtari) duhet të telefonohet dhe, gjithahtu, të njoftohet elektronikisht menjëherë. MyDasma, po ashtu, duhet të njoftohet, menjëherë (+61 (0) 473732726; kontakti@mydasma.com).

Si do ta njoftonte biznesi anëtarin për anulimin e rezervimit? 

Ju duhet ta përcillni procedurën e anulimi të rezervimit dhe rezervuesi (anëtari) duhet të telefonohet dhe, gjithashtu, të njoftohet elektronikisht menjëherë. MyDasma, po ashtu, duhet të njoftohet, menjëherë (+61 (0) 473732726; kontakti@mydasma.com).

Kush mund të vendosë (postojë) reklamë në MyDasma?

Tani për tani, vetëm kategoria e këngëtarit dhe restoranteve janë aktive në platformën MyDasma. Gjithashtu, biznesi juaj duhet të jetë i regjistruar në MyDasma.
Për të regjistruar biznesin tuaj në MyDasma, kliko këtu. Keni një biznes të ri? Edhe kjo nuk është problem aspak.
Mos harroni se MyDasma do të shtojë kategori të reja çdo ditë, kështu që, nëse keni një tjetër biznes, ju mund ta regjistroni atë tani, duke klikuar këtu.

Si ta vendos (postojë) një reklamë në MyDasma?

Pasi të keni regjistruar biznesin tuaj, thjesht, shkoni te seksioni i menaxhimit të reklamave në panelin e kontrollit dhe përcillëni udhëzimet. Ju do të duhet të ngarkoni shpalljen tuaj dhe, pastaj, përzgjidheni paketën reklamuese që dëshironi.

Çfarë madhësie mund të postoj dhe cili është formati i kërkuar për të postuar reklamën në MyDasma?

Madhësia duhet të jetë 1300 piksela x 300 piksela (gjerë x gjatë). Formati mund të jetë në jpeg, jpg, png.

Nga vjen dhe kush është MyDasma?

Platforma MyDasma është biznes australian dhe është e vendosur në Australinë e Jugut, saktësisht, në kryeqendrën e saj, Adelaide. Themelues të saj janë Beqir Sokoli dhe Mimoza Cena-Sokoli. Burr e grua të vendosur që t'ua bëjnë përvojën tuaj me dasmat dhe gazmendet tjera vërtetë të lehtë dhe shumë të këndshme.