Mirë se erdhe në ‘dyqanin’ tonë të ri online për organizimin e festave (dasmave) shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Zvicërr, Gjermani, Angli, Francë, etj. Dëshiron që rezervimet të ndodhin derisa je duke fjetur, derisa je në pushime apo në ndonjë ndeje me miq? Nëse po, atëherë, regjistrohu SOT duke klikuar këtu!

Sa kushton anëtarësimi i biznesit? Çka quajmë biznes në MyDasma?

Çdo biznes që ndërlidhet, në një mënyrë ose tjëtër, me festat shqiptare në përgjithësi (resotrantet, këngëtarët, kameramanët, fotografistët, frizeret, dyqanet e nusërisë, dyqanet e dekorimeve, planifikuesit e dasmave, etj).

Çmimi, për 1 vit anëtarësim të plotë të biznesit tuaj në MyDasma do të jetë 165 euro.

 

E shikoni? Me këtë shumë të hollash, ti, përkatësisht, biznesi yt, do të ekspozohet te dhejtra e qindra mijëra dhe miliona anëtarë të gatshëm për të paguar, madje, 100 fishëshin e 165 eurove të anëtarësimit. Prandaj, merr 1 vit anëtarësi, TANI, pa humbur kohë. Kliko këtu!

S’ke asgjë për të humbur, ngase, nëse ngel i pakënaqur me antarësimin tënd në MyDasma, në 2 muajt e parë, ti, lirisht, mund t’i kërkosh parat tuaja, pa as edhe më të voglin dyshim. Absolutisht JO!

Pse duhesh të regjistrohesh në MyDasma?

Nuk është çështja vetëm te rezervimi, porse, ti do të marrësh një sistem të tërë të përkryer menaxherial në duart tuaja, pavarësisht se në cilin vend apo cep të globit je apo jeton.

Ti do ta kontrollosh dhe menaxhosh kalendarin tënd duke i nënvizuar (hijezuar) ditët në të cilat, ti (këngëtari), apo restorantet tuaja janë të lira (në dispozicion) për anëtarët të cilët, vazhdimisht, do të jenë në ‘gjueti’ për më të mirin shërbim dhe për më të mirin produkt.

Ti i nënvizon (hijezon) ditët e lira, me një klikim të vetëm, duke i shfaqur ato në llogarinë tënde në platformën MyDasma.

Për shëmbull: nëse je pronar restoranti, ti mund të vendosësh në llogarinë tënde në MyDasma deri në 3 meny (listë ushqimesh). Pastaj, çdo rezervim do të regjistrohet (shënohet, listohet) në llogarinë tënde dhe, automatikisht, ti, do të mund të shohësh të gjitha rezervimet dhe detajet (të dhënat) tjera përcjellëse, siç janë:

  • Data dhe koha
  • Numri i mysafirëve (njerëzve)
  • Menyja e përzgjedhur
  • Të dhënat (detajet) e plota të anëtarit
  • Ndonjë kërkesë e veçant.
 

Nëse je pronar restoranti, ne, për çdo ditë, do të shtojmë detaje dhe veçori të tjera të reja për biznesin dhe rreth biznesit. Ti do të përfitosh shumë më shumë sesa mund të kesh menduar në fillim.

Këngëtarët, tanimë, mund të bisedojnë drejtpërdrejt me anëtarët në MyDasma ‘Live Chat’ Si punon MyDasma ‘Live Chat’?

MyDasma po punon ditë e natë për ta bërë këtë proces (procesin e organizimit të festave) sa më të lehtë dhe pa stres. Kjo është arsyeja pse ne kemi integruar në MyDasma ‘ Live Chat’, bisedën drejtpërdrejt ndërmjet këngëtarit dhe anëtarit (klientit).

Çfarë do të thotë kjo?

Nëse një antëtar i MyDasma dëshiron t’ju rezervojë në platformën MyDasma, ai do të klikojë në ‘Merr çmimin’ apo ‘Negocio çmimin’ dhe, automatikisht, do t’i hapet një formular ku i kërkohet plotësimi i tij me të dhënat kryesore, siç janë: emri dhe mbiemri i anëtarit; vendi prej nga shkruan; vendi (psh: restoranti) se ku këngëtari, potencialisht, do të këndonte; datën dhe orën kur do të niste dhe përfundonte gazmendi dhe, në fund; ndonjë kërkesë të veçant, e cila mund të jetë, prsh: çmimi për mbrëmje i këngëtarit. Dhe, në fund, dërgimi i formularit.

Sa shpejt do ta shohë këngëtari/ja kërkesën?

Brenda sekondash. Dhe, në çastin që, këngëtari do të pranojë një SMS në telefon (një email, gjithashtu) nga MyDasma, i kërkohet atij të futet në llogarinë personale në MyDasma dhe ta nisë bisedën me anëtarin e interesuar i cili edhe e ka dërguar kërkesën.

 

Ndërkohe që anëtari, do të njoftohet përmes emailit kur këngëtari/ja përgjigjet.

Pasi që këngëtari dhe anëtari të vendosin për çmimin përmes bisedës dhe, si rezultat, të dy ngelin të lumtur, këngëtari më pas do t'ju dërgojë një konfirmim çmimi, përmes së cilit, anëtari, do të mund ta paguan depozitën, gjithmonë, përmes dhe brenda MyDasma.

Dhe, ajo që është më e mira për të gjithë këngëtarët, jo vetëm që do të merrni një kopje në PDF, si lloj kontrate të shtypur me të gjitha të dhënat, p.sh. detajet e kontaktit të anëtarit, detajet e rezervimit, depozita e paguar dhe shuma e mbetur për t'u paguar, por edhe historia juaj e bisedës do të ruhet gjithashtu në llogarinë tuaj në MyDasma. Pra, nëse ka ndonjë keqkuptim midis jush, që mund të ndodhë (hej, ne të gjithë jemi njerëz, edhe mund të gabojmë) të dyja palët mund t'i referoheni diskutimit që keni pasur në historinë e bisedës tuaj. Fantastike kjo, apo jo?

  A mund të dilni nga platforma MyDasma dhe të vazhdoni diskutimin përmes telefonit ose një platforme tjetër?

Po, mundeni. Dhe, ne nuk mund të bëjmë asgjë për t'ju ndaluar një gjë të tillë. Mirëpo, ju lutemi, kijeni parasysh se ne kemi krijuar MyDasma për të zgjidhur problemet që, ne, të gjithë i përjetojmë kur bëhet fjalë për planifikimin dhe organizimin e festimeve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe gjetiu. Ju i dini keqkuptimet që mund të ndodhin kur asgjë nuk është e hedhur në letër. Pra, nëse e lini MyDasma, çdo detaj për të cilin diskutoni nuk do të përfshihet në historinë tuaj të bisedës ose në kontratën tuaj në PDF në MyDasma. Ne ju rekomandojmë ta mbani atë thjesht për veten tuaj dhe t'i bëni të gjitha në MyDasma.

A do të jetë në dispozicion, së shpejti, tipari i bisedës edhe në kategoritë e tjera sikurse tek

‘Kategoria e këngëtarit’?

Patjetër se do të jetë. Ekipi i MyDasma po punon ditë e natë për ta vënë në dispozicion këtë për ju. Pra, sigurohuni që të jeni regjistruar me ne dhe ne do t’ju njoftojmë me të gjitha të rejat e fundit nga MyDasma.

Çfarë duhet për t’u regjistruar?

Bizneset në Kosovë

Rreth 2 minuta të kohës tënde për ta plotësuar formularin e regjistrimit.

Ndërkohë që, ngase Kosova nuk e ka ende sistemin e transaksioneve ndërkombëtare PayPal (në të vërtet, në Kosovë nuk operon asnjë sistem ndërkombëtar i këtij lloji), neve na duhen të dhënat e xhirollogarisë suaj bankare në mënyrë që, ne, të mund t’i transferojmë aty (në bankën tuaj) të gjitha pagesat e drejtuara për te ti.

Dhe, kaq. Asgjë më shumë.

Tashmë, jeni i regjistruar në platformën e vetme online të dasmave dhe festave shqiptare, MyDasma.

A mund të keqpërdoren të dhënat tuaja të bankës?

Absolutisht, jo. E vetmja gjë që mund të bëhet me detajet e bankës suaj në MyDasma është të vendosen para në llogarinë tuaj bankare. S’ka asnjë mundësi për të nxjerrë para nga aty, edhe sikur po të dëshironte dikush. Ti mund të flesh qetë.

Bëje gati xhirollogarinë – çfarë të duhet?

Tani është krejtësisht në dorën tënde se çfarë vendosësh në llogarinë tënde në MyDasma, në mënyrë që, anëtarët tonë mund të shohin, por, megjithatë, ne të rekomandojmë që të vendosësh:

  • Së paku 4 fotografi vërtetë të bukura (ti ke hapësirë për 20 të tilla. Më vonë edhe shumë më shumë).
  • Së paku një video e cila shfaq shërbimet tuaja (ti ke hapësirë për disa të tilla, më vonë edhe shumë më shumë).
  • Çmimi – MyDasma, tani për tani, është duke punuar në dy mundësi përzgjedhjeje: 1) vendosja e çmimit, dhe 2) hapësira e dhënë për ta diskutuar atë (çmimin). Tash për tash, mundësia për ta diskutuar çmimin është vetëm për ‘Kategorinë e këngëtarit’, ndërsa jemi duke punuar në kategoritë tjera.
  • Nëse je pronar restoranti, vendose menynë aty.

Videot, tani, mund t’i merrni edhe nga kanali Youtube, drejtpërdrejt

Këngëtarët, përveç videove dhe audiove që kanë nëpër kompjuterat apo tabletet e tyre, ata, gjithashtu, mund të marrin videot e tyre edhe nga Youtube dhe t’i vendosin në llogaritë e tyre në MyDasma.

Organizoje kalendarin (orarin) tënd

Kontrolloje/përshkoje kalendarin tënd dhe na njofto se kur je në dispozicion dhe në çfarë hapësire kohore.

Bizneset në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, …

Të duhen rreth 2 minuta kohë për ta plotësuar formularin e regjistrimit.

Ti, duhesh të kesh një xhirollogari biznesi me PayPal, kështu që edhe mund ta marrësh “Account key”. Këtë “Account Key” do ta vendosësh (shkruash) në llogarinë tënde në MyDasma, në mënyrë që, çdo pagesë që do të bëhet në drejtimin tënd vjen drejtpërdrejt në xhirollogarinë tënde në PayPal. Të lutem, ki parasysh se PayPal i aplikon tarifat e veta (2.4% - 3.4%) për çdo transaksion të bërë. Për të kuptuar më shumë rreth kësaj çështjeje, kliko në linqet e mëposhtme:

Shqipëria - https://ëëë.paypal.com/al/ëebapps/mpp/home

Mali i Zihttps://ëëë.paypal.com/me/ëebapps/mpp/home

Maqedonia-https://ëëë.paypal.com/mk/ëebapps/mpp/home