Qëllim ynë është që, çdo shqiptari, t’i japim mundësinë dhe kënaqësinë për të organizuar dasmat dhe festat e tij, saktësisht, ashtu siç edhe do vetë dhe, pikërisht, nga aty ku është.

Nga puna në pushim të drekës derisa tymos një cigare. Nga pishina e tij plotë freski ku edhe është duke e shijuar një ‘Pino Colado’ kokteil. Nga restoranti derisa pinë një makiato të shijeshme, apo edhe nga kolltuku i tij në shtëpi.

S’ka rëndësi se ku ndodhet dhe në ç’vend të botës jeton ai. Gjithësecili mund ta organizojë gazmendin e tij përmes MyDasma pa pasur nevojë të ketë mbi kokë familjarë ‘të çmendur’, të cilët, ne, vërtetë i duam shumë, mirëpo, shpeshherë, vetëm pengojnë sesa ndihmojnë.

Përse është ky misioni ynë? Shumë thjesht, ngase gjithëçka nisi me ne, me Beqirin dhe Mimozën. Në ditën më të bukur të ëndërruar të jetës. Me dasmën tonë.

Mimoza, një vajzë shqiptare e lindur dhe e rritur në Australi, erdhi nga atje dhe e gjeti bandillin e jetës së saj në Kosovë (kush e ka menduar këtë!?).

Mimoza, veçsa nuk fluturonte si shqiponjë nga gëzimi. Beqiri, i gëzuar dhe dalldisur, gati përmbi re. Natyrisht që, edhe familjet tona.

Ndërkohë, ne, bëmë një plan. Vendosëm të shkonim në Australi dhe, pas një viti e gjysmë, të ktheheshim, ku tjetër veçse, në Kosovën tonë plotë atmosferë dhe ta bënim një dasëm të ‘çmendur’. Tamam, shqiptarçe. "M’i lanë njerëzit me ‘gojë të hapur’".

Mirëpo, megjithatë, përpjekja për të bërë një gjë të tillë nga Australia në Kosovë na u bë Mount Everest, e përshkueshme por me plotë orteqe.

Po, si ta gjenim, shikonim dhe rezervonim prej Australisë

  • Restorantin?
  • Këngëtarin?
  • Vellën e nuses?
  • Kostumin e dhëndrrit?
  • Kameramanin?
  • Fotografistin?
  • Frizeren?
  • Grimeren?
  • Makinën me qira?
  • Lulet?
  • Thënë shkurt; krejt çka kishte të bënte me organizimin e një dasmeje?

Natyrisht se edhe ne kemi pasur familjarë, madje shumë të gatshëm për të na ndihmuar, mirëpo, e vërteta ishte se, çka ne donim dhe çka ata, ishin dy gjëra që s’përputheshin dot mes vete.

Shiko, i kemi kaluar një çik kufinjtë, apo jo? Hej, megjithatë, edhe ne jemi shqiptarë!

Pastaj, ishte dasma jonë, kishim punuar shumë për këtë dhe, natyrisht që, donim ta bënim atë për qejfin dhe në mënyrën tonë, por, … NCUK!

Rezultati

  • Finaciarisht të ‘rjepur’ nga hirifi i restorantit. - Meqë asgjë nuk ishte e shkruar në letër, pronari i restorantit na ‘rijepi lëkurën’. Marrëveshja me gojë (si në kohën e Lekë Dukagjinit) për restorantin ishte 12.5€ për njeri, ndërsa, 2 javë para dasmës, hirifi i restorantit e çoi atë në qiell. E bëri 20€ për kokë. Uaaa! Por, meqë dasma ishte 'një këmbë larg fillimit', ne, u detyruam ta pranonim atë. Bile, të kishim qenë ‘happy’!?
  • U bë odise për një numër telefoni të këngëtarit. -Donim një këngëtar të cilin e kishim shumë për qejfi, por, dilema ishte se si të binim në kontakt me të. Si t’ia gjenim numrin e telefonit të tij. A ishte i lirë apo i zënë për ditën që ne na duhej. Çfarë shume kërkon për mbrëmje, etj. etj? Madje, deshëm t’i dërgonim një të afërmin e tij për të na ndihmuar në këtë rast (intervenim hesapi). E, çka jo tjetër! Shkurt e shqip, ‘miza u bë buall’ për një këngëtar.
  • Qilimi mbeti në dhomë ndërsa lulet u dogjën në veturë - Qilimin e planifikuar për ta shtruar kur zbret nusja prej veturës e kishin harruar fare, ndërsa lulet për tavolinën e nuses dhe dhëndrrit për restorant, i harruam në veturë në temperaturë +38 gradë (merreni me mend ju se si ishin bërë ato). Tmerr!
  • Saksofoni s’dëgjohej nga tupanat (daullet) – Tupanxhinjtë po e ‘digjnin’ lugun në kohën kur ishte planifikuar që saksofonisti ta bënte atë.
  • Beqiri, edhe dhëndërr edhe regjisor - Beqiri duhej t’i tregonte kameramanit se si të filmonte derisa ishte duke sfiluar me Mimozën. Me fjalë të tjera, i artë do të kishte qenë një planifikues i dasmës.
  • Ne, të pa kënaqur me ta, ndërsa ata të zemruar me ne - Në fund të dasmës, ne ishim të revoltuar goxha me familjarët tonë sepse nuk e bënin atë që ne donim, ndërsa ata u inatosën me ne, ngase, ne, u ‘shndërruam’ në monstër gjatë procesit të dasmës.

Hej, a ka qënë aq keq!?

Jo.

Por ne, bëmë shumë mund dhe nuk e morëm atë që donim.

Megjithatë, ja që kohën për ne më s’mund ta kthejmë prapa, mirëpo, ne, mund ta bëjmë atë shumë më të lehtë për ju.  Imagjino sikur restoranti, këngëtari, kameramani, etj., të mund të rezervohen me një të klikuar nga telefoni juaj, tableti apo kompjuteri juaj dhe, në fund të procesit, jo vetëm të gjithat t’i kesh në të shkruar, por edhe të ruajtura online në një platformë siç është MyDasma!?

Tani s’ka dyshim se do të marrësh pikërisht atë që do ta rezervosh dhe paguash.

Mirë se erdhët në MyDasma!

Për të rezervuar dasmën/festën tuaj në MyDasma regjistrohu SOT, duke klikuar këtu

A je këngëtar apo keni restorant për dasma/gazmende? Regjistro, sot, biznesin tënd në MyDasma, thjesht, duke klikuar këtu

Ke ndonjë pyetje? Nëse po, ti mund ta vizitosh tabelën e pyetjeve më së shpeshti të ngritura duke klikuar këtu