Mirë se vini në MyDasma, në tregun e madh online për organizimin e dasmës tuajShqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo edhe kudo tjetër, nga komoditeti i kolltukut tuaj të preferuar në orën 2 të mëngjesit, nga kudo në botë.

Ne kemi krijuar një treg online ku takohen kërkuesit (ata të cilët duan të planifikojnë një aheng/dasëm) dhe shërbyesit (ata të cilët ofrojnë shërbimin/bizneset – psh: restorantet, këngëtarët, kameramanët, etj) në një vend.

Kemi krijuar një sistem ku mergimtarët shqiptarë (sikurse ju) mund të vijnë dhe të gjejnë mijëra biznese dasmash, siç janë këngëtarët, restorantet, kameramanët, fotografistët, DJ-të, floktarët, grimerët, etj, dhe të përzgjedhin atë të cilin dëshirojnë.

Gjithçka është në gishtrinjtë e duarve tuaja.

Për sqarim më të hollësishëm se kush jemi dhe si punojmë ne, klikoni Reth Nesh ose Si Punon MyDasma.

Mirëpo, që ju të përfitoni sa më shumë nga MyDasma ekzistojnë 2 hapa që, ju, duhet t’i bëni, të cilët, në fakt, marrin vetëm disa minuta dhe janë, krejtësisht, FALAS.

Hapi 1.

Regjistrohuni në Blog-un e anëtarëve në MyDasma - krejtësisht FALAS

Regjistrohuni në Blog-un e anëtarëve në MyDasma duke plotësuar detajet e kërkuara aty, dhe duke bërë një gjë të tillë, ne do të arrijmë t'ju mbajmë të informuar me zhvillimet më të reja rreth MyDasma.