Mirë se vini në MyDasma, në tregun e madh online për organizimin e dasmës tuaj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo edhe kudo tjetër, nga komoditeti i kolltukut tuaj të preferuar në orën 2 të mëngjesit, nga kudo në botë.
Ne kemi krijuar një treg online ku takohen kërkuesit (ata të cilët duan të planifikojnë një aheng/dasëm) dhe shërbyesit (ata të cilët ofrojnë shërbimin/bizneset – psh: restorantet, këngëtarët, kameramanët, etj) në një vend.
Kemi krijuar një sistem ku mergimtarët shqiptarë (sikurse ju) mund të vijnë dhe të gjejnë mijëra biznese dasmash, siç janë këngëtarët, restorantet, kameramanët, fotografistët, DJ-të, floktarët, grimerët, etj, dhe të përzgjedhin atë të cilin dëshirojnë.
Gjithçka është në gishtrinjtë e duarve tuaja.
Për sqarim më të hollësishëm se kush jemi dhe si punojmë ne, klikoni Reth Nesh ose Si Punon MyDasma.
Regjistrohu në Blog-un e anëtarëve në MyDasma, krejtësisht, FALAS dhe jo vetëm që do të jesh i tanisuar (updated) me më të rejat nga platforma MyDasma, mirëpo, ne do t'i dhurojmë edhe €0.20 për Shoqatën humanitare ‘Jeta në Kastriot’.
Në shenjë faleminderimi dhe respekti, ti, gjithashtu, do të futesh në garë për të fituar njërin nga 2 kuponët me nga €250 nga ASOS.