Valltare dhe Defatore “ELITA”

  Gjilani / Gnjilane, Kosovo

Merr çmimin

Detajet

Grupi i valltareve dhe defatoreve "ELITA" është formuar në vitin 2016 dhe përbëhet nga 6 vajza nga Gjilani. Ne marim pjesë në dasma siç është segmenti kohor i marrjes së nuses, kanagjegji me defa dhe këndojmë këngë tradicionale shqiptare në ritualin e ‘ngjitjes së kanës’. Ne, poashtu marim pjesë edhe në ceremoninë tradicionale të synetisë. Ne performojmë me tupana në momentet e hyrjes së çiftit në restorant si dhe nëpër ahengje të tjera në përgjithësi. Ky lloj ‘show’ me tupana, është njëri ndër specialitetet tona shumë atraktive dhe argëtuese. Gjatë këtyre viteve ne kemi marr pjesë nëpër ahengje të ndryshme në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Medvegjë dhe Bujanovc. Deri më tani kemi pasur suksese të mëdha, ku dasmorët janë ndarë tejmase të kënaqur me punën tonë. Sa për kuriozitetin tuaj, grupi i valleve dhe defatoreve "ELITA", në vitet 2017, 2018, 2019 ka marrë pjesë në 18 festivale të ndryshme në Ballkan nga dhe është shpërblyer me mirënjohje të ndryshme. Ne, tani jemi bërë edhe pjesë e platformës online të të gjitha festive shqiptare, MyDasma. Kështu që, nga tani e tutje, ju mund të na gjeni dhe rezervoni ‘Live’ edhe këtu në MyDasma. Kliko ‘Negocio çmimin’ dhe shihemi pas pak!

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Valle popullore
  • Valle modern
  • Valle të ndryshme

Vendi në hartë

Gjilan