Ina Toska Photography

  Fier, Albania

  • Emri Ina Toska Photography
  • Emri i ahengut
  • Paketa që dëshironi*
Merr çmimin

Detajet

Jam Ina Toska Photography dhe jam person më aftësi të kufizuara. Dua të punoj fort me aparatin tim fotografik për ju dhe lumturine time. Mesazhi im është për të gjithë ju: Jeta është dhuratë për ta jetuar atë me punë. Aparati fotografik është dashuria ime më e madhe në jetën time dhe se kurr nuk do të heq dorë nga ajo duke punuar pa u kursyer për asnjë çast! Mua më shoqëron, në çdo moment aparati im fotografik, ngase, sipas meje, një foto flet më shumë se çdo gjë në botë.

Unë kam vështirësi në dëgjim, në komunikim, nuk mund të udhëtoj vetëm, nuk mund të flas në telefon, por unë mund të komunikoj shumë mirë me anë të sms, WhatsApp, Facebook. Pavarësisht këtyre pengesave, unë ndihemi vërtetë e lumtur dhe do mundohem të bëj një jetë normale.

Një përkrahje të madhe kam nga familja ime, dashuria ime e vogël, Aurora, nga të gjithë kushurinjtë, shoqëria e ngushtë dhe psikologët që më japin shumë dashuri e buzëqeshje. Unë vazhdoj të jem e fortë dhe të punoj çdo ditë në rrugën time drejt suksesit, duke i thënë botës: "PO, EDHE UNË JAM SI JU", ngase kam një vullnet të fortë për punë për të arritur sa më shumë në jetë për familjen time dhe për ju.

Faleminderit platformës MyDasma për këtë mundësi që më dha për t'u ekspozuar gjithandej botës shqiptare!

Ju mund të më kontaktoni po këtu dhe, unë, do të jem me ju brenda minutash!

Faleminderit edhe njëherë!

Ina Toska

Paketat ofertuse

    Emri i ahengut : Dasma
  • Paketa 1 : 1 foto-aparat = €200

    Emri i ahengut : Konagjeqi
  • Paketa 1 : 1 foto-aparat -250€

    Emri i ahengut : Fejesa
  • Paketa 1 : 1 foto-aparat -250€

    Emri i ahengut : Synetia
  • Paketa 1 : 1 foto-aparat -250€

    Emri i ahengut : Datëlindja
  • Paketa 1 : 1 foto-aparat -250€

    Emri i ahengut : Semi-matura
  • Paketa 1 : 1 foto-aparat -200€

    Emri i ahengut : Matura
  • Paketa 1 : 1 foto-aparat -250€

    Emri i ahengut : Koncerti
  • Asnjë paketë nuk u gjet

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

Vendi në hartë

Toska Fish Restorant, Fier, Albania