Therandë, Kosovo
Përshëndetje nga 'Boom Chocolate Event!
Biznesi lindi si ide për të ofruar diçka unike si shërbim tek klienti, e si ide e veçantë ishte ofrimi i tavolinës me fruta, ëmbëlsira dhe çokolladë të shishme e të nxehtë që buron nga fontana ë çokolladës. E gjithë kjo rrodhi si ide për të ofruar diçka të re, diçka ndryshe, një risi në shërbimet në evente të ndryshme gjithandej vendit, ngase ka vite të tëra që gjërat nëpër festat tonë kanë një rrjedhojë dhe shtrirje të njëjtë dhe shumë të zakonshme.
Andaj, tashi, është një shërbim i ri që ofrohet për mysafirët, zakonisht, në korridoret e sallave të dasmave, shërbim i cili, përveç shijes fantastike, poashtu, po mbetet në mendjen e gjithsecilit të pranishëm si një risi e mirë dhe vërtetë e këndshme.
Të gjitha banketet për dasma, fejesa, kanagjeqe, hapje solemne të ndryshme e shumë e shumë aktivitete të tjera festive, ne i mirëpresim. Ata do të marrin një shërbim më cilësorin dhe më mbresëlënësin e mundshem.
Ne, gjithashtu, ju ofrojmë edhe ‘Tymin dhe Fishekzjarret’, në festat tuaja. Vallëzimi dhe hyrja e çiftit brenda do të jenë edhe më spektakolare më ne.
Ne, tashmë, jemi pjesë edhe platformës MyDasma dhe këtu mund të na shkruani dhe kontaktoni. Shtype “Negocio çmimin” dhe shihemi aty Brenda!
Faleminderit nga unë Fisniku!
# | Data dhe ora e fillimit | Data dhe ora e përfundimit | ||
---|---|---|---|---|
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet |