Bajram Curri, Albania
Grupi është krijuar në vitin 2018. Atëherë, grupi ishte pjesë e Ansamblit ‘Dardania’, Tropojë, kurse tani grupi është më vete, pra si Grup Vallesh.
Unë quhem Shpresart Memia. Kam mbaruar koreografi në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe, njëherit, jam dhe koreograf i ‘Grupit të Valleve’. Çmimin e parë si ansambël e kemi marrë me vendin e 3-të në Deçan në Kosovë, në Festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen”, si dhe çmimin ‘Valltari më i mirë’ e ka marr solisti i grupit tonë.
Në Festivalin kushtuar Mujë Krasniqit që mbahet në Klinë në Kosovë jemi nderuar me mirënjohje nga kryesia e festivalit dhe nga kryetari i Komunes së Klinës dhe, unë, kam dal valltari më i mirë i festivalit në 3 netët e mbajtura atje.
Grupi im i valleve është pjesë organizative e Festivalit ‘Sofra Dardane’, në Tropojë që mbahet çdo vit.
Ne si grup, gjithashtu, marrim pjesë në aktivitetet e Bashkisë së Tropojës, Hasit dhe Kukësit.
Grupi ynë i valleve ka bërë hapjen e koncertit të ‘Unikkatilit’ të mbajtur në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, më 4 gusht 2018.
Ne, poashtu, kemi marr çmime të ndryshme nëpër festivale të ndryshme, siç mund ta përmendim këtu; Vallja më e mirë koreografike si dhe, gati, pothuajse, në të gjitha festivalet tjera valltarët e grupit tonë shpallen valltari ose valltarja më e mirë e festivalit përkatës.
Ne, gjithashtu, kemi marrë pjesë në dasma edhe në Gjermani, në Francë, etj.
Nëse doni që mbrëmja juaj të arrijë kulmin e një atmosfere impozante atëherë shtype ‘Negocio çmimin’ dhe do të jemi me ju shumë shpejt, po këtu në MyDasma!
Ne, ju mirëpresim!
Gjithë të mirat nga grupi ynë!
# | Data dhe ora e fillimit | Data dhe ora e përfundimit | ||
---|---|---|---|---|
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet |