Prizren, Kosovo
Besila Sh.p.k me seli në Prizren- Kosovë, është themeluar më 26.09.2019 dhe, kryesisht, merret me shitjen e luleve, drunjëve dekorativë, mbajtësve dekorativë për lule nga metali, dizajnimin dhe rregullimin e kopshteve, dekorimin e buqetave, ahengjeve festive dhe mortore, prodhimin e vazove dhe formave të ndryshme dekoruese, të cilat janë inovacion i vet pronares, znj. Besnike Aliajt. Ne, gjithashtu, merremi edhe më projekte të tjera të ndryshme si konsulenca biznesore- bujqësore, prodhim marketingu, etj. Thënë shkurt, Besila Sh.p.k ju furnizon me, pothuajse, gjithçka të bukur dhe të freskët për gazmendin tuaj.
Ne, njashtu, kemi krijuar një lidhje të mirë dhe, besojmë, të qëndrueshme me klientët që blejnë për ahengjet e tyre festive, siç janë dasmat, fejesat, kanagjeqet, etj.
Ajo që neve na dallon nga të tjerët është produkti dhe shërbimi tejmase cilësor.
Andaj, mos hezitoni por shtypeni: "Negocio çmimin" dhe shihemi pas pak çastesh këtu në platformën MyDasma.
Ju mirëpresim në platformën MyDasma! Shëndet nga unë, Besnike Aliaj!
# | Data dhe ora e fillimit | Data dhe ora e përfundimit | ||
---|---|---|---|---|
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet |