A je fotograf, kameraman, kuzhinier, argjentar apo ke qerre kuajsh dhe vetura për nuset, je dentist, pastrues, humorist, kamarier, apo ke dyqan lulesh, je këngëtar, pronar restoranti, DJ, floktar, artist makiazhi, prezantues dasmash,
apo je valltar, ke ndonjë kompani dekorimesh, furrë gatimi ëmbëlsirash të shijshme për dasma dhe ahengje të tjera, apo edhe ke një dyqan ku shet fustane të bukura për nuset?
Nëse po, atëherë duhet të më japësh disa minuta të kohës tënde dhe, të lutem, më përcjell deri në fund të kësaj videoje!
Përshëndetje! Unë jam Beqo Sokoli, themelues i platformës MyDasma.
Kemi, tashmë, 4 vite që kur ekipi ynë këtu në MyDasma ka filluar të hulumtojë dhe testojë tregun e industrisë së festave shqiptare. Kemi biseduar sy më sy me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë si dhe me shqiptarët në diasporë për vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen në rastin e planifikimit dhe organizimit të një dasmeje apo cfarëdo festeje tjetër.
Ne, gjithashtu, kemi biseduar edhe me bizneset e eventeve dhe dyqaneve të shitje-blerjeve të rrobave në përgjithësi. Me këtë ne donim të kuptonim shumë më shumë se çfarë do ta bënte më të lehtë punën e tyre atëherë kur shqiptarët provojnë të planifikojnë gazmendet e tyre.
Tani, çfarë bëmë ne? Ne, në fakt, ndërtuam uebsajtin tonë të parë dhe testuam tregun se cilat kategori do të ishin më të nevojshmet dhe më të përshtatshmet dhe cilat veçori duhej të kishte brenda secila nga këto kategori.
Ne, gjithashtu, kemi folur me bizneset dhe i kemi pyetur ato se çfarë kanë nevojë ato për ta bërë më të lehtë trajtimin e të gjitha kërkesave dhe, në veçanti, kërkesave që vijnë nga shqiptarët e Diasporës.
Dhe, si rezultat i të gjitha këtyre hulumtimeve dhe gjetjeve shumë praktike, ne po e risjellim për ty dhe gjithë shqiptarët anekënd botës, të kompletuar si kurrë më parë, platformën MyDasma. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në nëntor 2022, platforma MyDasma do t’i bëjë LIVE Uebfaqen dhe Aplikacionin e saj.
Tani, Uebfaqja dhe Aplikacioni do të ofrojnë veçori të freskëta të avancuara kujdesshëm dhe do ta kalojnë platformën MyDasma në një nivel të klasit botëror dhe, si rezultat, do t’i japin biznesit tënd një mundësi të shkëlqyer për t’u lidhur me shqiptarët anembanë botës.
Ç’është edhe më spektakolare, në këtë rilansim ne do të sjellim edhe mbi 20 kategori të reja të zhvilluara, më në krye kategorinë e MyDasma Shop, e cila, në fakt, do t’i ofrojë anëtarit tonë, nga A deri në Zh, gjithçka që do t’i nevojitet për ta kompletuar veshjen e dasmës, pavarësisht nëse ajo është nusja, dhëndri apo mysafiri në dasëm.
Rrjedhimisht, MyDasma do ta lidhë biznesin tënd me më shumë se 7 milionë shqiptarë, ku mbi 2 milionë prej tyre janë emigrantë të cilët jetojnë në diasporë. Tani, kije parasysh se mërgata shqiptare, për çdo vit, shpenzon në vendlindje, mbi 2.4 miliardë €uro, kështu që, si pasojë, biznesi yt sigurt mund të përfitojë nga këto transaksione.
Tani, nëse ke ndërmend të fillosh një biznes festash apo veçse e ke një të tillë të mirë-organizuar, atëherë bëji vetes një nder:
vendose atë në platformën MyDasma, ngase, platforma jonë, të ofron një sistem absolutisht perfekt menaxhimi të biznesit tënd, një aplikacion briliant si dhe të gjitha instrumentet që ty të duhen për të bërë biznes me shqiptarët në të gjithë botën, nga komoditeti i shtëpisë tënde.
Tashi, bëhu gati sepse MyDasma po vjen më 22 nëntor 2022. Bashkohuju mijëra bizneseve tashmë të regjistruara aty! Vendos biznesin tënd në listën e pritjes.
Të merr 1 minutë kohë dhe është falas. Megjithatë, si ta bësh këtë? Thjesht, duke e shtypur sumbullin më poshtë dhe plotëso formularin e regjistrimit.
Nga çasti i regjistrimit në sistemin tonë ti do të jesh në listën tonë të emailave, kështu që ne do të tanisojmë ty me zhvillimet më të bukura, më të rëndësishme dhe më interesante rreth MyDasma, si për shembull me
• kategorinë e MyDasma Shop –
Tani, me të drejtë mund të pyesësh se ç’është MyDasma Shop? Në fakt, MyDasma Shop është treg online për shitjen dhe blerjen e veshje-mbathjeve të ndryshme për festat shqiptare në përgjithësi tërësisht brenda sistemit të platformës MyDasma.
Për shembull: ti mund ta hapësh dyqanin tënd aty, ta menaxhosh atë, absolutisht, me lehtësinë më të madhe dhe ta shfaqësh atë para më shumë se 7 milionë shqiptarëve të gatshëm për blerje të produkteve tua.
Pastaj ne do të tanisojmë ty edhe me ofertën tonë prej 10% zbritjeje për anëtarët tanë për blerjen apo rezervimin e parë që ata do të bëjnë në MyDasma.
Çka do të thotë kjo? Tani, në rast se, le të themi, të rezervojnë ty ose biznesin tënd, apo nëse është blerja e tyre e parë në platformën tonë klientët, automatikisht, do të marrin 10% zbritje nga MyDasma.
Për shembull: nëse një anëtar i MyDasma e bënë rezervimin e një restoranti prej 8 mijë eurosh, ai do të ruaj 800 €uro aty për aty, në kuadër të ofertës sonë prej 10%.
Pastaj, ne do të njoftojmë ty më një veçori tjetër shumë të rëndësishme siç është sistemi i pagesave ‘Escrow’ i cili të ofron ty si shitës dhe blerësit, gjithësesi, një siguri 100% në të gjitha transaksionet që do të bëhen brenda sistemit tonë.
Ne, gjithashtu, do të tanisojmë ty edhe me sistemin e menaxhimit të biznesit tënd i cili ta mundësonë ty t’i përcjellësh dhe menaxhosh të gjitha kërkesat për blerje dhe rezervime që do të vijnë nga anëtarët e MyDasma brenda MyDasma.
Ne, poashtu, do të flasim edhe për kalendarin i cili të mundëson ty t’i menaxhosh online të gjitha aktivitetet dhe rezervimet tua dhe biznesin tënd në MyDasma.
Një tjetër veçori që ne do ta shpjegojmë ty është edhe mënyra e përkreyer e transaksioneve përmes sistemit PayPal apo edhe llogarisë tënde bankare.
Ne, gjithashtu, do të flasim edhe për mundësinë që ti do të kesh për ta reklamuar biznesin tënd para miliona anëtarëve të MyDasma me vetëm disa klikime.
Pastaj aftësinë që do ta kesh për ta zhvilluar dhe mirëmbajtur llogarinë tënde në MyDasma dhe, përmes saj, për ta zhvilluar dhe mirëmbajtur biznesin tënd në përgjithësi.
Një instrument tjetër që ne do të tanisojmë ty është edhe mundësia që të ofron sistemi i MyDasma për të komunikuar me anëtarët (klientët) e saj përmes Chat-it të saj online si dhe mundësinë për të ruajtur të gjitha bisedat brenda sistemit të MyDasma në llogarinë tënde në platformën MyDasma si dhe shumë e shumë veçori të tjera.
Tani, dëgjo këtu: mos humb as edhe një sekondë të vetëm. Regjistrohu sot dhe shihemi aty brenda!